E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma ngjitet dalëngadalë në tabelë

Skuadra e Romës e ka mposhtur të mërkurën mbrëma Sampdorian në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian me rezultat 2-0. Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet në javën e nëntë të Serie A, mirëpo për shkak të shiut ishte shtyrë për këtë datë. Giallorossët ishin kërkues të fitores pas barazimit kundër Milanit në vikendin që shkoi dhe ia arritën qëllimit që të dalin fitues kundër skuadrës mjaft të papërshtatshme të Sampdorias. Golashënues i dyfishtë ishte braziliani Julio Baptista, i cili me nga një gol në të dyja pjesët (21' dhe 53'), i siguroi tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës romake, e cila me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë dhe ka tre pikë më pak se vendi i shtatë, në të cilin gjendet rivali i qytetit, Lazio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›