Skela shënon në fitoren e thellë të Cottbusit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ervin Skela, ka shënuar në fitoren e thellë prej 10-1, të cilën e ka shënuar skuadra e tij Energie Cottbus në ndeshjen miqësore kundër skuadrës qipriote, Omonia Nicosia, ku aktivizohet mesfushori tjetër shqiptar, Klodian Duro. Ndërmjet disa ndeshjeve miqësore të cilat janë zhvilluar sonte, u zhvillua edhe takimi ndërmjet Energie Cottbusit dhe Omonia Nicosias, takim në të cilin u shënuan plot njëmbëdhjetë gola. Skela shënoi golin e katërt për ekipin gjerman (32'), i cili e deklasoi me plotëkuptimin e fjalës, skuadrën e Omonias. Edhe një tjetër shqipatr ka shënuar në një ndeshje tjetër miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma, ndërmjet Koblenzit dhe Kickers Offenbach, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2. Shqiptari nga Mali i Zi, Ardian Gjokaj, shënoi golin e dytë për skuadrën e Koblenzit, duke krijuar epërsinë prej 2-1 (31'), mirëpo më vonë Offenbachu barazoi rezultatin.