E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Roma", pak jetë nga Fellini

Sonte, ora 19.00, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" shfaqet filmi i regjisorit të njohur italian Federico Fellini, "Roma", i realizuar në vitin 1972. Filmi zgjat 113 minuta dhe është në gjuhën italiane, i subtitruar në anglisht. Me aktorët: Peter Gonzalez Falcon, Fiona Florence, Britta Barnes, Pia de Doses, Marne Maitland.


Portreti impresionues i Romës, parë nga sytë e një prej qytetarëve më të njohur të saj. Filmi është një rrëfim deri diku autobiografik i regjisorit Federico Fellini, përzier me skena nga jeta e sotme në Romë. Fellini ka futur ngjarje të jetuara, ardhjen e tij në Romë gjatë viteve të Musolinit, mbrëmjet të kaluara në hollet e koncerteve, apo në shtëpi publike.


E gjitha kjo përzihet me skena nga jeta e sotme në Romë, bllokim trafiku në autostradë; një udhëtim në Romë pasi është errur, në vazhdim një kërkim nëpër metrotë e Romës. Rolin e Fellinit 18-vjeçar në film e luan, aktori Peter Gonzalez Falcon.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›