E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma pas Gutit

Sipas mediave italiane, Roma ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Guti. Plejmejkeri veteran ka njoftuar se do të largohet nga gjiganti madrilen në fund të këtij sezoni pas 15 viteve të kaluara në ekipin e parë nga Santiago Bernabeu.

Por, Roma nuk është klubi i vetëm italian i interesuar për të. Guti kërkohet edhe nga Milani dhe Interi. Guti është produkt i Real Madridit dhe ka qenë futbollist i rëndësishëm në vitet e kaluara, mirëpo ka qenë vazhdimisht rezervist këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›