E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Inter barazon me Fiorentinën

Inter i jep mundësinë Romës ndjekëse të marrë kryesimin e Serisë A, pas barazimit 2-2 në Artemio Franchi kundër Fiorentinës. Skuadra e Mourinjos po kalon ndoshta momentin më deklikat të sezonit dhe situate duket vërtetë e komplikuar. Zikaltrit kanë shkuar pranë avantazhit me Uesley Sneijder, por ndërhyrja spektakolare e Sebastien Frey, nuk lejon prekjen e rrjetës. Nuk shënon, por pëson Interi.

Tete minuta më pas sulmuesi brazilian i Fiorentinës, Caneiro Keirrison, i pamarkuar brenda zonës ka shënuar golin e parë për skuadrën e Prandellit. Inter tronditet dhe mund të pësonte edhe kapitullimin. E dobët goditja e Natalit, ndërsa Fiorentinës i anullohet edhe një gol, për pozicion jashtë loje. Vetëm në minutën e 74, zikaltrit kthehen në lojë dhe barazojnë rezultatin, me golin e shënuar nga Diego Milito. Inter beson dhe 7 minuta më vonë gjen madje avantazhin.

Kamerunasi, Samuel Eto'o, shënon golin e dytë, pas krosimit të Balotellit, por ekzaltimi zgjat vetëm një minutë. Në zhvillimet e një goditje këndi, Per Kroldrup barazon rezultatin, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit, Julio Cesar. Për Romën kjo është mundësia e parë për të kaluar Interin me një pikë diferencë në renditje, nëse mposht Atalanta në Olimpico, ndërsa mund të përfitojë edhe Milan në vendin e tretë, për tu afruar 1 pikë me Interin, nëse fiton kundër Catanias në San Siro.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›