Barcelona fiton El Classico-n kundër R. Madridit

El Classico dhe kryesimi i La Liga në një mbrëmje të vetme. Më shumë se kaq Barcelona nuk mund të godiste Real Madrid pikërisht në zemër, në Santiago Bernabeu. Katalanasit duken të pandalshëm, Messi mbi të gjithë. Shënon përsëri numri 10 argjentinas, triumfues, mbi të gjithë në sfidën me Cristiano Ronaldon. Nuk mungojnë veprimet spektakolare në fushë, por Real e Barça më tepër studiohen dhe vetëm në minutën e 33’ ndeshja zhbllokohet: Inteligjent pasimi i Xavi për Messi.
Kontroll me gjoks i argjentinasit, nxjerr jashtë loje Albiol dhe e ka të thjeshtë të mposhtë Casillas. Real Madrid mundohet të kthehet në lojë pas pushimit, por Marcelo e Cristiano Ronaldo nuk suprizojnë Valdes. E në momentin që Real dukej se mund ti frikësonte kundërshtarët, Pedro vendos heshtjen në Bernabeu. Pasimi i Xavit është i saktë dhe Pedro me të majtën dyfishon shifrat. Real nuk dorëzohet dhe Van der Vaart, kishte mundësinë për të rihapur lojën, por hollandezi vetëm me Valdes – nuk shënon.
Protagonisti i klasikes vazhdon të jetë Messi: fantazisti argjentinas, gjithnjë në sugjerimet precize të Xavit, shfaqet përballë Casillas, por humbet dy herë duelin me portierin e Real. Pas humbjes 1-0 në Camp Nou, Real Madrid humbet përplasjen direkte, duke i lejuar Barcelonës të shkëputet tre pikë në renditje. Reali i 250 milionë euro shpenzimesh në merkato shkrihet përballë makinës perfekte të Guardiolës: një makinë që vazhdon të ecë shumë shpejt. E Inter është i paralajmëruar.
Eno Skarço