E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati i NBA: La Lakers, triumf ne Toronto

Klara Asqeriu – Top News
I ekzaltuar nga blerja më e re e Lejkërs, Kobi Brajant ka reaguar më së miri ndaj humbjes së kaluar, duke dhuruar një spektakël personal në fitoren e skuadrës së tij në Toronto. Mbrojtja e vendasve nuk ka mundur të rezistojë ndaj magjisë së yllit të Los Anxheles dhe avantazhi i krijuar në fillim ka qenë komfortues për skuadrën e trajnerit Xhekson.
Në një arenë të tejmbushur si ‘Eir Kanada Sentër', kanë ardhur 46 pikët e Brajant mes aksioneve të bukura dhe koshave 3 pikësh, që i kanë vjedhur rolin kryesor Andrea Barnjanit, më i miri në fushë për Reptors, të cilët kanë lëshuar ndaj Lejkërsave 101-121.
Humbja e dytë radhazi për Sharlot në fushën e Golden Steit vendosi diktatin që në periodën e parë të ndeshjes, duke mbyllur gjithcka me një avantazh prej 31 pikësh. Në ndeshjen tjetër Utah e nisi shumëkeq ndaj Uashington, por me një lojë të bukur në cerekorën e fundit merr fitoren. Për t'u vecuar me 27 pikë dhe 11 topa në tabelë, paraqitja e Mehmet Okur.
Nju Xhersi i është rikthyer fitoreve në transfertë pas 7 humbjeve radhazi, duke përfituar nga dobësia e Majemit, e cila është dënuar dhe nga vetë trajneri Rilej. Skuadra vendase ka lëshuar lojën deri në shifrat finale 85-94.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›