E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka arsye për largimin e Fabregasit

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 14:10

Drejtori ekzekutiv i Arsenalit Ivan Gazidis ka insistuar se “nuk ka arsye të mendoj” se Cesc Fabregas do të largohet nga klubi për tu kthyer në vendlindjen e tij në Spanjë.

Fabregas, tashmë një kohë të gjatë spekulohet me rikthim te Barcelona – klub nga i cili Arsenali e transferoi në moshën 16 vjeç – por Gazidis beson se klubi është në pozitë të fuqishme dhe nuk ka indikacione se kapiteni është në rrugë të largimit.

“Nuk ka arsye të mendojnë se do të largohet. Jemi në pozitë ku mund të themi se nuk kemi nevojë të shesim Fabregasin për të ngritur fonde. Cesc ka kontratë afatgjate, ne arritëm ta mbajmë në klub edhe verën e kaluar”, tha Gazidis për BBC Five Live.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›