E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashley Cole plagos tifozin, shpëton vetëm me një të falur

Ashley Cole

E diel, 27 shkurt 2011, NOA-  Futbollisti i Chelseat, Ashley Cole, të dielën e shkuar kishte marrë me vete në stërvitje edhe një pushkë që është e vetmja që mund të mbahet pa licencë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk është këtu problemi, por sipas mediave bëhet e ditur se mbrojtësi i majtë po bënte shaka me armë në dorë në dhomat e zhveshjes dhe pa dashje ka qëlluar mbi Tom Coëan, një student 21-vjeçar i shkencave sportive që po bën praktikën tek Chelsea.

Më tej sqarohet se futbollisti nuk ka qenë në dijeni të faktit se arma ishte e mbushur.

Fatmirësisht 21 vjeçari nuk ka marrë plagë serioze, dhe duket se ka mjaftuar një falje, që Cole të shpëtojë pa lagur.

a.y/NOA

Lajme të ngjashmeI dhurojnë pushkë për ditëlindje, 14-vjeçari vret të gjithë familjen Lidhje: 21 vjeçarin, Ashley Cole, plagos, pushke, stërvitje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›