Romaku Terencian jetonte në Bylis
Punimet e ekspeditës së përbashkët shqiptaro-franceze në qytetin antik të Bylisit kanë sjellë zbulime të reja, të cilat dëshmojnë për zhvillimin gjatë tri periudhave kohore të ekzistencës së tij. Pak më parë është zbuluar një shtatore e pazakontë e gjetur në një banesë romake, e quajtur "Monumenti i Terencianit". Shtatorja paraqet, sipas specialistëve arkeologë, vlera të jashtëzakonshme.
Sipas drejtuesit të ekspeditës, prof. Skënder Muçaj, statuja i përket shekullit II të erës sonë dhe ka qenë e një prej djemve të Terencianit, Maksimit, gjë që duket edhe në mbishkrimin e zbuluar nga arkeologët në këtë banesë romake. Statuja është e punuar në mermer dhe është ndër më të rrallat e zbuluara deri tani në Bylis, çka tregon edhe ritet mortore në familjet e pasura romake.
Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik të Bylisit, Bashkim Vreka, mësohet se punimet e ekspeditës filluan gjatë javës së parë të muajit maj dhe përfunduan në javën e fundit po të këtij muaji. Gërmimet e këtij viti ishin në vazhdimësi të gërmimeve të vitit të kaluar dhe u përqendruan në kompleksin peshkopal, në ambientet e tij ndihmëse si: bazilika "E" dhe të një monumenti të ri i cili u quajt "Altari i Terencianit", i zbuluar gjatë vitit të kaluar. Punimet jo vetëm hodhën dritë duke qartësuar situatën për ambientet e zbuluara më parë, por sollën dhe zbulime të reja. Gërmimet në "Altarin e Terencianit", zbuluar vitin e kaluar nga profesor Skënder Muçaj, në pjesën juglindore të qytetit, pranë murit të "Viktorinit" dhe bazilikës "B", sollën zbulime më me vlerë. Shkak i punimeve të këtij viti u bënë gjetja e dy piedestaleve me mbishkrimin latin, gjatë një kërkimi në sezonin e vitit 2007. Sipas specialistëve të arkeologjisë, zbulimet e gjetura në Bylis tregojnë zhvillimin e tij në faza të ndryshme të qytetërimit dhe se në një mijë vitet e para të ekzistencës së tij qyteti ka përjetuar dhe kohën e lulëzimit.
"Statuja e gjetur prej ekspeditës në Bylis paraqiste një veshje nëpunësi. Në gjuhën shkencore quhet togatë. Është nëpunës i periudhës perandorake romake. Duket se i takon shekullit II të e.s. Edhe monumenti në të cilin u gjet statuja, dhe mbishkrimi që i përket kësaj statuje, dhe materiali arkeologjik, flasin për shkatërrimin e monumentit dhe lidhen me vitet 160-200 të e.s. Kjo sepse shkatërrimi i përket fillimit të shekullit III. "Babai ua ka kushtuar këtë monument 2 djemve të tij, Vasimusit dhe Terencianit, dhe ky emërtim ka ngelur për këtë monument. Në fakt, kjo është një shtëpi, por në shtëpinë romake ka edhe një statujë që u kushtohet të parëve, ose bijve të vdekur që janë larguar nga jeta. Sipas traditës, atyre u kushtohet një pjesë e shtëpisë dhe kjo statujë që ne kemi zbuluar deri tani është një pjesë e shtëpisë dhe të parëve të shtëpisë Terenciani", është shprehur kështu drejtori i parkut, Bashkim Vreka.
Ekspedita ka përfunduar gërmimet e saj dhe pritet që brenda pak ditësh të publikojë të gjitha objektet e zbuluara dhe vlerat e tyre arkeologjike e historike.
Bylisi, sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik me të njëjtin emër, Bashkim Vreka, po kthehet dalëngadalë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mund të konsiderohet pa mëdyshje si një rizbulim i tij. Në fakt, ky qytet madhështor ka qenë gjithnjë aty, por paksa i harruar nga publiku. "Kjo lidhet me disa faktorë. Së pari, pavarësisht gërmimeve të shumta arkeologjike që vazhdojnë pothuajse pandërprerje prej 30 vjetësh, pasi realisht jemi në tridhjetëvjetorin e fillimit të gërmimeve shqiptare në Bylis, pra megjithëse janë kryer shumë gërmime që kanë nxjerrë në dritë monumente të shumta dhe me vlera, është bërë pak për propagandimin e tyre dhe vënien në shërbim të turizmit kulturor", ka thënë Vreka.
Po sipas tij, Bylisi ofron për vizitorin njëzet monumente të vizitueshme, të cilat i përkasin epokës helenistike, shek.IV-I p.e.s., ku ndër më të spikaturit mund të përmendim: murin rrethues të kësaj periudhe, teatrin, dy shëtitore, njëra prej të cilave dykatëshe, stadiumin, depozitën e ujit, dy banesa me sipërfaqe 600 m2 secila, krahas objekteve arkeologjike po të kësaj periudhe. Por edhe në periudhat në vazhdim, atë romake dhe të antikitetit të vonë, që përfshijnë shek.I-VI e.s., mund të përmendim pesë bazilika, kisha paleokristiane të pasura jo vetëm me ambiente dhe elemente arkitekturore me vlera, por sidomos me dyshemetë e shtruara me mozaikë shumëngjyrësh dhe me skena të larmishme nga jeta e njerëzve, bota bimore dhe shtazore, si dhe motive të shumta gjeometrike. "Duke u ndalur më konkretisht në rezultatet e gërmimeve të fundit të ekspeditës shqiptaro-franceze që kryen gërmime të përvitshme në Bylis që prej vitit 1999, mund të thuhet se ka rezultate me të vërtetë interesante. Së pari është zbulimin e një monumenti të ri, i quajtur nga arkeologët monumenti i Terencianit, pasi ky ishte dhe pronari i kësaj banese. Pra, kemi të bëjmë me një banesë të periudhës romake dhe është rasti të vihet në dukje se është banesa më e bukur e kësaj periudhe e zbuluar në Bylis. Kësaj banese i përket dhe shtati prej mermeri kushtuar Maksimit, njërit prej bijve të Terencianit, me sa duket i ndarë nga jeta në moshë të re. Në fakt, në të njëjtën banesë duhet të ketë pasur edhe një shtat tjetër që i kushtohej vëllait të Maksimit, i quajtur Terencian si i ati, pasi në "aula" (ambient i hapur brenda banesës romake ku përkujtoheshin pjesëtarë të saj) janë zbuluar dy bazamente me mbishkrime latinisht, të cilat bëjnë me dije se skulpturat që qëndronin mbi të dyja bazamentet u kushtoheshin dy vëllezërve. Për sa i përket asaj se çfarë ofron ky antikitet për vizitorët, si të huaj ashtu edhe vendas, Vreka është shprehur: "Sigurisht, monumentet e sipërpërmendura, bashkë me ato të sapozbuluara, përbëjnë një pasuri të madhe. Po t‘i shtojmë kësaj edhe infrastrukturën e brendshme të parkut, ku përfshihen pastërtia e monumenteve dhe ambientit, tabelat shpjeguese dhe pamjet madhështore të luginës së Vjosës, si nga jugu, ashtu edhe nga perëndimi, deri në derdhjen e saj në Adriatik, mendoj se kuadri është më se i plotë. Ai që më shqetëson mua është fakti se njerëzit, sidomos vendasit, vazhdojnë të shprehen se Bylisi është larg, nuk vizitohet nga rruga e shkatërruar, apo të tjera si këto. Prandaj unë dua të sqaroj edhe një herë se Bylis gjendet vetëm 35 km larg Fierit dhe si rruga nacionale Fier-Ballsh, ashtu edhe ajo nga Ballshi në Bylis, kanë pësuar përmirësime të ndjeshme dhe udhëtimi është bërë më komod. Kështu që çdo alibi se ai është larg dhe me rrugë jo të mirë, nuk ka vlerë për atë që dëshiron ta vizitojë. Të mos harrojmë se ne na vijnë vizitorë jo vetëm evropianë, por edhe amerikanë, kanadezë apo australianë. Atëherë, si mund të themi ne që është larg, kur kemi vizitorë kaq të largët"?