është e pamundur të mos e duash Amy Winehouse
E vërteta e Winehouse që nuk është rrëfyer kurrë më parë për arsye se Amy është shumë e mbyllur dhe i shmanget çdolloj gjëje. Mes këngëve, tatuazheve dhe ulcerës në stomak. Historia e një vajze të mrekullueshme
Kjo është historia e një dive të re që ajo nuk e ka treguar kurrë më parë. Është historia e një vajze që me naivitetin e saj të bën për vete, është e talentuar, ka një paraqitje të çuditshme, është e ëmbël dhe bën çmenduri pa fund. Është një këngëtare e bardhë, por me zë zezakeje, që shkruan këngë të bukura, ndërkohë që trupi i saj i mbushur plot tatuazhe përcjell shumë mesazhe. I pëlqen të lyhet rëndë, duke përdorur penel mbi sy dhe krijon modele të çuditshme flokësh për të fshehur sekretet dhe gënjeshtrat. Vesh taka të larta, për t‘iu larguar sa më shumë pluhurit të rrugës, një fustan të zi të ngjitur pas trupit për t‘u dukur sa më e rregullt, por fatkeqësisht problemet e saj janë më se të dukshme. Katalogu është ky: anoreksi, bulimi, alkool, drogë, depresion, pak fat në dashuri. Në fakt, kjo është historia e Amy Winehouse: këngëtarja e preferuar e romantikëve.
Parathënia
Amy Jade Winehouse lindi në Angli në vitin 1983. Në atë kohë Margaret Theçer ishte në mandatin e saj të dytë, ndërkohë që lufta e Falkland kishte përfunduar. Në ato vite babai i saj, Mitch, ishte një taksist 34-vjeçar, ndërsa nëna, Janis, një farmaciste 28-vjeçare. Vëllai Alex, ishte vetëm 4 vjeç, kur familjes së vogël iu shtua edhe një tjetër pjesëtare. Në një fotografi, që qëndron në bufe, Amy ka dalë duke buzëqeshur. Në njërën mban një kukull Barbi, ndërsa në tjetrën një kalë. Por fëmijëria e saj nuk ka qenë shumë e lumtur. Prindërit u ndanë kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Babai u largua nga shtëpia dhe Amy e vuajti jashtëzakonisht. Pas pak kohësh "Daddy‘s girl", (vajza e babait), vizatoi në krahun e majtë një tatuazh, ndërsa në tjetrin një tatu në kujtim të gjyshes Cynthie, e cila ishte e pasionuar pas xhazit. Duke qenë se po jetonte një periudhë të trishtuar, Amy gjeti qetësi vetëm te muzika. Ishte e vetmja gjë që e bënte të ndihej mirë. Me miken e saj, Juliette Ashby, bëri dhe duetin e parë. Pas kësaj eksperience, dikush e vuri re talentin e saj dhe kështu Amy përfundoi në shkollën "Sylvia Young", e cila shquhej veçanërisht për disiplinën e saj. "Ishte ndryshe nga nxënëset e tjera, nuk e vishte uniformën, përtypej shumë në orët e mësimit dhe mbante pirsing", u justifikua mësuesja kujdestare, pasi e përjashtoi nga shkolla. Më pas do ta falin duke i siguruar pjesëmarrjen në audicion, ku do të takojë Simon Fuller, njeriu që krijoi grupin e famshëm "Spice Girls": "Tek Amy, ishin bashkuar në një, Mahalia Jackson, Aretha Franklin dhe Courtney Love", u shpreh më pas ai.
Akti i parë
Skena ka ndryshuar. Në sfond qëndron kopertina e albumit të parë, "Frank", me një Amy ndryshe, madje shumë ndryshe nga sot: 20 kile më shumë, me një paraqitje më normale dhe shikim jo të dëshpëruar. Që me audicionin e parë ajo u kualifikua. Në moshën 18-vjeçare gjeti një menaxher, kur mbushi 19 firmosi kontratën me "Universal-Island", ndërsa në moshën 20-vjeçare doli në skenë me një album të ri, duke marrë shumë duartrokitje dhe lëvdata. Tekstet e këngëve i shkruan vetë, duke rrëmuar në të kaluarën e saj. Kënga "Take the box", lindi ndërsa shihte kutinë me gjërat e historisë së parë të dashurisë që përfundoi keq. Koncertet e saj janë një sukses i vërtetë. Një natë krejt rastësisht po e dëgjonte Annie Lennox: "U magjepsa, dukej një grua e pjekur artistikisht. Unë i thashë: nga e nxore gjithë këtë fuqi?". Disku u shit kudo, ishte një debutim i jashtëzakonshëm. Por pikërisht kur emri i saj bëhet i famshëm dhe përmendet nga të gjithë, ajo e ndal vrullin dhe thotë: "Kam nevojë për një pushim".
Akti i dytë
Në të vërtetë, ka nevojë për një katastrofë, për të prekur fundin dhe për të gjetur sërish dëshirën për të shkruar e për të kënduar. Kanë kaluar plot tre vjet dhe tani Amy është një tjetër njeri. Ecën rrugës zbathur dhe veshur mban një palë xhinse treçerekëshe mbi gju. Fytyrën e ka të ënjtur, krahët plot me gërvishtje e të prera, ndërsa shikimin tërësisht të humbur. Ndërkohë, numri i tatuazheve është rritur. Brenda zemrës tani është shkruar "Blake". Amy nuk arrin të bëjë asgjë me gjakftohtësi. Nëse kjo është për të dashuruar, ajo do të dashurojë deri në çmenduri. Çfarë është tjetër historia me regjisorin Blake Fielder-Civil? Këtë të fundit e bëri për vete në një disko, në vitin 2005. Lidhja e tyre zgjati gjashtë muaj, më pas u ndanë. Së bashku kanë pirë, tymosur, dëgjuar muzikë, kanë luajtur aq sa e kanë tepruar. Më pas ai u rikthye tek ish e dashura e tij, ndërsa ajo vuante çdo ditë e më shumë. Hyri vetëm për 15 minuta në një qendër rehabilitimi, duke dhuruar magjinë e këngës "Rehab". Titulli i albumit të ri është "Back to Black". Ky është një rikthim i pazakontë, për muzikalitetin dhe gjendjen e keqe që e karakterizon. Amy gjeti forcën për ta regjistruar, duke përfituar nga qetësia e jashtme, që një tjetër i dashur (Alex Claire) solli në jetën e saj. Por ishte si një meteor, sepse shumë kronika regjistruan rikthimin e Blake. Martesa e tyre u kurorëzua në fshehtësi në Majami. Dreka e martesës kushtoi vetëm 60 dollarë, për dy hamburgerë dhe patatina. Vetëm pas pak kohësh filluan zënka të pazakonta, tentativa për vetëvrasje dhe së fundmi arrestimi i tij. "Është burri më i mirë në botë. Më shpëtoi jetën", ulëriste Amy. Gjithsesi, arrin të bëhet një artiste e mallkuar, ose jashtëzakonisht e paparashikueshme: koncerte të anuluara, gromësima dhe fjalë të pista në TV, zënka dhe pickime në palestër, duke përfunduar kështu edhe një herë në klinikë rehabilitimi. Një ditë ndërpret solistin e grupit "U2" për t‘i thënë: "Mbylle gojën, nuk na plas shumë se çfarë mendon ti". Por fatkeqësisht, çuditë nuk mbarojnë këtu, ja çfarë ndodh në "Letterman Show", ku bën një deklaratë shumë të sinqertë: "Në rregull, po ju them të vërtetën, nuk jam krejtësisht ok. Si mendoni ju, cila grua është në rregull?
Epilogu
Tani skena spostohet në Itali, në Milano. Në "Alkatraz" janë ndezur dritat dhe kudo mbizotëron heshtja. Përreth skenës, nëpër qytet, mes njerëzve, shtrohet vetëm një pyetje: "A do të vijë?". Ndërkohë bien telefonat, në anën tjetër të receptorit është ajo. Nga zëri kuptohet fare mirë që sapo është ngritur nga gjumi. Duket në humor të mirë e mbi të gjitha i jep përgjigje një pyetjeje që bëjnë të gjithë: "Do të vij". Këtë herë me sa duket ka vendosur të mos e anulojë koncertin. Ndodh rrallë, por është shumë e lumtur, sepse po e shoqëron Blake. Kështu shfaqet në skenë e përpiktë, duke bërë që të veniten të gjitha dyshimet. Ndërkohë, kënga ka nisur. Amy Winehouse është e jashtëzakonshme, ekzaktësisht ajo që ti pret. Nuk mund të shtosh asgjë më shumë.