Romanca franceze dhe muzika italiane çelin Sinën Koncertore të Tiranës
Francezi Dominique Fernández promovon romanin mbi Napolin e viteve 1700. Akademia e Solingëve vjen nga Italia për të interpretuar në Akademinë e Arteve
Një koncert i ndërthurrur me një promovim letrar, do të jenë dy ngjarjet e veçanta të javës së ardhshme sa i takon zhvillimeve të botës artistike e kulturore të metropolit shqiptar. Falë një bashkëpunimi mes Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Institutit Italian të Kulturës, më 8 tetor do të çelet Stina VIII Koncertore Klasike, ndërkohë që i ftuar special nga Ambasada e Francës do të jetë një figurë e veçantë, romancieri dhe studiuesi francez Dominique Fernandez, i cili është italianist me famë ndërkombëtare, mbajtës i çmimieve Prix Medicis dhe Prix Goncourt. Pra, njëherësh publiku do të ndjekë koncertin e Akademisë së Solingëve, e në anën tjetër do të njihet me librin “Porporino, o i Misteri di Napoli” të autorit Fernandez do të jenë dy aktivitetet e ditës së mërkurë. Romani i Fernandez, që promovohet ditën e mërkurë në Akademinë e Arteve është i ambjentuar në Napolin e viteve ‘700. Përreth figurës imagjinare të protagonistit Porporino, këngëtar castrato i kompanisë së sopranove të seksit mashkull, vërtiten ngjarje e personazhe të vërteta, që nga i riu Mozart, deri tek i jashtëzakonshmi Farinelli, që nga ekonomisti Galiani deri tek e mrekullueshmja lady Hamilton, mbi sfondin e një Napoli të rafinuar e të pistë, kryeqytet i arkitekturës dhe i artit, pikëtakimi i Europës vezulluese si Parisi dhe Londra. Jetës muzikore napoletane të viteve ‘700 si dhe veprave të Porpora, Broschi, Vivaldi, Giordani e Mozart, Istituti Italian i Kulturës do t’i kushtojë koncertin e Açademia dei Solinghi. Akademia e Solingëve i shënon fillimet e veta me edicionin e parë të “Invito a Corte”, që është një përmbledhje spektaklesh nëpër kështjella antike e realizuar nga rajoni i Piemontes më 1990. Emri i kompleksit u zgjodh për të nderuar Akademinë e famshme të themeluar në vitet ‘600 nga kardinali Maurizio di Savoia. Solingët kanë dhënë koncerte instrumentale jo vetëm në Itali por edhe në Spanjë, Turqi, etj. Repertori muzikor do të jetë veçanërisht ai i viteve ‘700. Sipas komentit të organizatorëve, Angelo Manzotti, perfekt në të gjitha profilet është një ndër të paktët që dinë t’i përballojnë vështirësitë, duke mos u mjaftuar të sjellin vetëm një karelatë ariesh, por ta kthejnë koncertin në një spektakël të vërtetë.
P. GROSI
5 Tetor 2008