E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizje në perden e dosjeve



Me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nëse ato hapen, atëhere duket se trashëgimia do të kalojë në duart e atyre që humbën gjatë diktaturës. Fitimtarët e djeshëm, sot specie në rrezik, ëndërrojnë trashëgiminë e të mundurve. Si ujqit, që nuk mund t'i bëjnë ballë dimrit dhe zbresin fushave, edhe ish-fitimtarët përzjehen sot me viktimat e dikurshme. Duke përqafuar kultin e viktimës, ata vullnetarisht e fshijnë veten nga historia popullore.

Shumë intervista të bashkëpuntorëve më të afërt të diktatorit, apo kujtime të ish-funskionarëve e sigurimsave, botuar në shtyp dhe në formë librash, e përshkruajnë qetë e me dhembshuri periudhën e sundimit më të egër, a thua se nuk ka mbetur asnjë ndaj të cilit të shfryhet zemërim. Dhe nuk do të duket çudi kur, krejt pa pritur, një ditë të thuhet se gjatë periudhës së diktaturës komuniste Shqipëria kishte qindra mijëra të shtypur, por jo shtypës.

Por nëse pritet një e ardhme më e mirë, për këtë pak mund të shpresohet, në qoftë se e tashmja jetohet përciptazi, ose kapërcehet pa nxënë mësimet e së kaluarës, sepse e kaluara është e nevojëshme për të treguar nesër historinë e sotme. Dhe dihet se historia shërben për formimin e identitetit të një kombi, prandaj shkrimi i drejtë apo i gabuar i saj përcakton tiparet e brendshme, domethënë karakterin e vetë kombit.

Jo çdo ish-tiran mund të pendohet dhe jo çdo politikan mund të reformohet. Për ta kuptuar më thëllë të kaluarën dhe për t'u shkëputur një herë e përgjithmonë prej saj, njerëzit kanë nevojë ta njohin atë ashtu siç ishte. Ata mendojnë se janë gati për të vërtetën dhe presin ashtu si Edipi dikur përpara Sfinksit, që bënte të njëjtat pyetje mbi të shkuarën, të tashmen, të ardhmen, edhe pse përgjigja që mori solli rrënimin e tij.

Astrit LULUSHI (SHBA)

1.
Gjatë 50 vjetëve të diktaturës në Shqipëri, historia u shkrua nga fitimtarët. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nëse ato hapen, atëhere duket se trashëgimia do të kalojë në duart e atyre që humbën gjatë diktaturës.
Dhe fitimtarët e djeshëm, sot specie në rrezik, ëndërrojnë trashëgiminë e të mundurve. Si ujqit, që nuk mund t'i bëjnë ballë dimrit dhe zbresin fushave, edhe ish-fitimtarët përzjehen sot me viktimat e dikurshme. Duke përqafuar kultin e viktimës, ata vullnetarisht e fshijnë veten nga historia popullore.
Shumë intervista të bashkëpuntorëve më të afërt të diktatorit, apo kujtime të ish-funskionarëve e sigurimsave, botuar në shtyp dhe në formë librash, e përshkruajnë qetë e me dhembshuri periudhën e sundimit më të egër, a thua se nuk ka mbetur asnjë ndaj të cilit të shfryhet zemërim. Dhe nuk do të duket çudi kur, krejt pa pritur, një ditë të thuhet se gjatë periudhës së diktaturës komuniste Shqipëria kishte qindra mijëra të shtypur, por jo shtypës.

2.
Thuhet se e tashmja, bijë e së shkuaës, është mbarsur me të ardhmen. Kjo i bën ngjarjet të lidhura dhe pasoja të njëra-tjetrës.
Por nëse pritet një e ardhme më e mirë, për këtë pak mund të shpresohet, nëse e tashmja jetohet përciptazi, ose kapërcehet pa nxënë mësimet e së kaluarës, sepse e kaluara është e nevojëshme për të treguar nesër historinë e sotme. Dhe dihet se historia shërben për formimin e identitetit të një kombi, prandaj shkrimi i drejtë apo i gabuar i saj përcakton tiparet e brendshme, domethënë karakterin e vetë kombit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqiperi erdhën në pushtet komunistët dhe studimi i ideologjise marksiste u bë bazë për formimin e identitetit. Për shtrirjen e kesaj ideologjie, hapi i parë ishte zhdukja e analfabetizmit, ndërsa shumë komunistë, që dinin shkrim e këndim, u dërguan në Bashkimin Sovjetik për indoktrinim. Moska, e dalë fituese nga lufta, ofronte shembullin e një shoqërie dhe kulture ideale, në të cilin një shtet i ri komunist, si Shqipëria, mund të begatonte. Krahas përfitimeve të dukeshme, alfabetizmi solli edhe ndryshime me ndikime afatgjate, duke i hapur rrugën krijimit të "njeriut të ri" me një mendësi kopje identike e asaj sovjetike.
Fakti që 17 vjet kanë kaluar nga fundi i asaj periudhe, ndërsa polemikat rreth hapjes së dosjeve apo dënimit të krimeve të diktaturës, qoftë edhe në parim, ende vazhdojnë, tregon se ajo pjesë e politikanëve të moralshëm, kryesisht të rinj, kërkon të ndahet nga pjesa tjetër me rrënjë në ish-diktaturë, ndërkohë që shumë njerëz nuk janë më indiferentë, ndërsa ata të lindur në kohë të vështira, të dhunshme, nën tirani, ndjehen edhe të lodhur.

3.
Pas kaq vitesh prej daljes nga xhungla komuniste, kur shohin në ekranet televizive se si ish-bashkëpuntorë të tiranisë krenohen e lëvdohen me atë periudhë, njerëzit në kërkim të së vërtetës - njësoj si historianët që nuk marrin për të vërteta ato që shkruajnë poetët e shkrimtarët - besojnë se jo çdo kafshë mund të zbutet, jo çdo ish-tiran mund të pendohet dhe jo çdo politikan mund të reformohet.
Kjo tregon gjithashtu se, për ta kuptuar më thëllë të kaluarën dhe për t'u shkëputur një herë e përgjithmonë prej saj, njerëzit kanë nevojë ta njohin atë ashtu siç ishte. Ata mendojnë se janë gati për të vërtetën dhe presin ashtu si Edipi dikur përpara Sfinksit, që bënte të njëjtat pyetje mbi të shkuarën, të tashmen, të ardhmen, edhe pse përgjigja që mori solli rrënimin e tij.

5 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›