E Diel, 1 Nëntor 2026

Romario Brazili nuk kalon fazen e grupeve

Ish-futbollisti brazilian Romario ka theksuar se kombëtarja e Brazilit do të eliminohej që në fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2014 nëse kompeticioni do të zhvillohej tani.

Në një intervistë në gazetën ‘O Dia’ ylli i Seleçaos kampione bote në vitin 1994 e cilësoi shumë të dobët nivelin e përfaqësueses së drejtuar nga Mano Menezes.

Gjithashtu Romario kritikoi reformën e stadiumit Maracana të Rio de Zhaneiros ku do të luhet finalja e botërorit të vitit 2014.

“Ristrukturimi kërkoi 540 milionë dollarë dhe kjo është e tepërt. Jo vetëm kaq, por edhe reforma e stadiumit i ka zhdukur identitetin atij. Me siguri që stadiumi do të bëhet më i bukur, mbase do të jetë i mrekullueshëm, por nuk do të jetë më Maracana. Për mendimin tim duhej ruajtur struktura dhe rimodelimi duhej të ishte më i përmbajtur”, nënvizoi Romario.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›