E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfano: Berluskoni do të rikandidojë në 2013-n

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2013 nëse qeveria aktuale arrin të përfundojë mandatin e saj, deklaroi sot ministri italian i Drejtësisë, Angelino Alfano.
 

"Berlusconi do të rikandidojë për postin e kryeministrit në vitin 2013 dhe do të ketë mbështetjen tonë", deklaroi Alfano gjatë një takimi me anëtarë të partisë së Berlusconit 'People of Freedom', (PdL), në jug të Italisë.
 

Gjithashtu ministri nuk e mohoi faktin se ai vetë mund të kryesonte ekzekutivin e PdL-s në legjistlaturën e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›