E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali kriza ekonomike rrezikon edhe monumentet kulturore

Per arkeologet Pompei eshte dritarja me e rendesishme ne bote qe e lidh me jeten antike. Ky qytet i rendesishem i Perandorise Romake u mbulua nga metra te tere hiri kur vullkani prane tij Mali Vezuv u be aktiv ne vitin 79 te eres sone. Germadhat e nendheshme u zbuluan rastesisht 17 shekuj me pas. Shume prej shtepive punishteve dhe ndertesave publike u gjeten pothuajse te paprekura. Sot ekspertet paralajmerojne se per shkak te krizes ekonomike te Italise gjithcka eshte ne rrezik. Ne fundin e muajit nentor rreth tete metra katrore te nje muri rrethues u shemben pas nje shiu te forte. Nje vit me pare ishte shembur edhe Shtepia e famshme e Gladiatoreve. Presidenti italian e ka cilesuar demin si fatkeqesi kombetare.

Kemi pasur njoftime te reja keto ditet dhe javet e fundit mbi struktura antike qe jane duke u shembur ne Pompei. Kjo ndodh gjithmone kur ka mungese fondesh - ka shpjeguar per Zerin e Amerikes Tsao Cevoli president i Shoqates Italiane te Arkeologeve qe ka punuar per nje kohe te gjate ne Pompei. Gjate viteve te fundit eshte kerkuar ndihme urgjente per tri prej monumenteve historike me te rendesishme te Italise Pompei Koloseu dhe muzeu Uffizi ne Firence. Nese keto tri monumente kaq te famshme kane nevoje per nderhyrje urgjente atehere ne cfare gjendje mund te jene te gjitha zonat e tjera arkeologjike ne Itali Sipas arkeologut per shkak te krizes ekonomike te Italise ne muajt e ardhshem trashegimia kulturore e vendit mund te pesoje deme edhe me te medha. Nga ana e tyre autoritetet qe kane per detyre mbrojtjen e monumenteve ia vene fajin per demet shirave te rrembyeshem ne Itali. Ato stuhi demtuan edhe monumente te tjera te famshme. Zona te nendheshme te Koloseut ne Rome u permbyten dhe disa mure u demtuan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›