Rome, perplasje gjigantesh per "kuroren" e Evropes
Lojtari qe frymezon lojen e Barcelones, vleresuar si ekipi me i mire i viteve te fundit, Ksavi Hernande, thekson se suksesi pritet te ndodhe, si pjese e ecurise se shkelqyer te skuadres: - "Kjo eshte nje finale mes dy ekipeve qe pelqejne te luajne futboll dhe ekipi yne duhet qe te dominoje lojen, per te fituar ndeshjen", - thekson Ksavi. "Nuk mund te them se (Aleks) Ferguson do te preferoje qe te luaje ne kete ndeshje, por ne si skuader e kemi nje filozofi te qarte dhe do te ecim para per te fituar. Mendoj se eshte me e rendesishme qe te fitojme ndeshjen nepermjet filozofise sone te. Ne kemi lojtaret me te mire, pjesa me e madhe e te cilave jane ne gjendje qe te realizojne qellimin", - shton Ksavi, i cili pranon se do te kete nje motiv me shume per te mundur Mancester Junajtid, ekipi qe i eliminoi nje vit me pare, ne gjysmefinalen e "Champions". "Ishte nje zhgenjim i madh, sepse zhvilluam dy ndeshje, por tani eshte nje finale, kupa eshte synimi i vetem pas 90 minutave loje." Ne Rome do te jete interesant, pervec lojes dhe perballjes se dy ekipeve me te mira te kontinentit edhe perballja mes Mesit dhe Ronaldos. "Ronaldo eshte nje lojtar shume i mire dhe nuk kam asgje kunder tij, apo ndonje lojtari tjeter te Mancester Junajtid. Por Mesi eshte ne nje nivel tjeter dhe nuk mund te krahasohet askush me te", - thekson Ksavi. Lojtari i Barcelones shpjegon dhe ndryshimin mes ekipit te nje viti me pare dhe ketij aktual. "Diferenca kryesore prej sezonit te kaluar dhe ketij aktual, mendoj se eshte organizimi dhe kujdesi per detaje shume te vogla. Ne vere, para se te fillonte sezoni, ne duhet te arkivonim dicka te vecante",- vijon Ksavi, qe ne ate moment ishte prane largimit, por tani shihet si pjesa kryesore e skuadres se tij. "Vitin e kaluar nuk ishim te organizuar. Shoh shume te perbashketa mes Guardioles dhe Murinjos ne kete drejtim dhe trajneri, mendoj se ka merite te madhe". Mancester Junajtid fitoi nje vit me pare Ligen e Kampioneve dhe synon te mbroje kuroren ne Rome perballe Barces, ne nje finale magjike.