E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi, ne Rome per finalen e "Champions"

Ne tribunen "Vip" te stadiumit "Olimpik" te Romes, per te ndjekur nga afer momente magjike te ndeshjes finale te Liges se Kampioneve, mes personaliteteve me te larta te kontinentit, do te jete edhe Presidenti i Republikes se Shqiperise, z. Bamir Topi. Presidenti i vendit tone, do te udhetoje sot drejt Romes per te pare ne mbremje finalen e "Champions", mes Barcelones dhe Mancester Junajtid. Kryeministri i Britanise, Gordon Braun dhe Mbreti i Spanjes, Huan Karlos, do te jene dy prej mjaft personaliteteve te larte, prane presidentit shqiptar. Presidenti Topi do te udhetoje si i ftuar special, nga ana e presidentit te UEFA-s, Mishel Platini. Ftesa e vecante per Presidentin Topi, ka ardhur per rolin e madh qe ka luajtur ne zhvillimin e futbollit ne Shqiperi dhe per faktin, se ai eshte nje dashamires i madh i sportit, gje qe eshte konstatuar me lehtesi, nga kreu i UEFA-s Platini, pas vizites ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›