Ndihmesi i Kuzhese edhe trajner i shpresave
Josip Kuzhe pas emerimit ne stolin kuqezi do te sjelle ne Tirane, si pjese te stafit te tij te punes edhe nje ndihmes-trajner dhe nje fizioterapist. Ndihmesi i Kuzhese do te jete Xhemal Mustedanagic, i cili eshte zyrtarizuar gjate dites se djeshme. Kuzhe dhe stafi i tij do te qendrojne ne Tirane, sakaq trajneri i portiereve te Dinamos do te jete njekohesisht edhe trajner i Kombetares. Stafi i trajnereve kroate do te qendrojne ne Shqiperi, per te plotesuar nje nga kushtet e kontrates. Stafi i ekipit tone kombetar vazhdon edhe me Arben Celikun, qe do te jete doktor i skuadres. Stijn Vandenbroucke do te jete fizioterapist dhe Ylli Mihali do te vazhdoje te njejtin funksion, si masazhator. Sakaq, nje formule e re ne drejtimin ekipit kombetar eshte menduar dhe pritet qe te zyrtarizohet nga ana e drejtuesve te FSHF-se. Trajneri i shpresave, Artan Bushati pritet te largohet, pasi ne vend te tij do te ulet ndihmesi i Kuzhese, Xhemal Muztedanegic.