Bogdani e Kapllani, kuqezi ndaj Portugalise
Aranit Muraci
Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe zgjeroi numrin e lojtareve kuqezi, qe do te grumbullohen per sfiden e 6 qershorit ndaj Portugalise, duke e cuar ne 28, per te mos krijuar polemika me asnje lojtar qe ka qene me pare pjese e formacionit. Madje Kuzhe thirri edhe dy lojtare te sulmit, qe njiheshin si pjese te ekipit perfaqesues, por nuk ishin grumbulluar prej holandezit Ari Han, ne ndeshjet e fundit. Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani, do te bashkohen kete te premte serish me kombetaren tone, te thirrur prej Kuzhese, para ndeshjes se rendesishme me Portugaline. Ne fakt, thirrja e Bogdanit pritej, pasi shtatlarti po aktivizohet rregullisht ne formacionin e Kievos, me Seria A dhe ka pasur gjithashtu nje rendiment te pelqyeshem, bazuar ne komentet e medieve italiane. Por trajneri Josip Kuzhe, e njeh mire sulmuesin ne fjale, te cilin e ka pasur lojtar ne nje ekip kur shqiptari luante ne Kroaci, disa vite me pare. Sakaq vlerat e Edmond Kapllanit dihen, ndonese nuk ka luajtur gjate sezonit te fundit dhe per fat te keq, ekipi i tij Karlsruhe, ra ne nje kategori me poshte. Per kete arsye ai eshte ftuar qe t'i jepet nje shans tjeter me shume, me qellim qe te tregoje veten dhe te rikthehet titullar, ne prag te sezonin tjeter. Portieri kuqezi, Arjan Beqaj nuk do te jete ne dispozicion te Kuzhese, per ndeshjen me Portugaline. Porten e kombetares sone do te mbroje, Isli Hidi ose Saimir Ujkani, por e vecanta eshte se kete radhe trajneri kroat ka ftuar nje emer te ri, qe do te jete i trete dhe debutues. Portieri i Iraklisit, Enea Kolici ka zene vend, ne mungese te portierit te pare Beqaj. Asnje ndryshim ne repartin e mbrojtjes. Jane ftuar po ata lojtare qe kane qene me pare, ndaj Hungarise dhe Danimarkes, dy sfidat e fundit te kombetares sone nen drejtimin e holandezit Ari Han. Paraardhesi i kroatit kishte thirrur gjithnje nje numer me te reduktuar, gati 5 ose gjashte lojtare me pak. Si pjese e ndryshimeve te trajnerit te ri, Jetmir Sefa i Tiranes, Gjergj Muzaka i po ketij ekipi, dhe Emiliano Vila i Teutes, i jane shtuar formacionit te kombetares. Tre lojtaret e spikatur te kampionatit tone nuk do te jene te vetem, sepse edhe autori i 22 golave, Migen Memelli dhe Elis Bakaj, apo Jahmir Hyka do te jene pjese e kombetares, por edhe kandidate potenciale per te zene vend ne formacionin baze.
Debutimi
Trajneri i kombetares, Josip Kuzhe do te debutoje me 6 qershor, ne stolin kuqezi, ne ndeshje eliminatore te boterorit afrikan, ndaj Portugalise se Kristiano Ronaldos. Kuzhe ftoi 28 lojtare, nje pjese e mire e te cileve jane thirrur, qe te testohen pak dite me vone, ne nje miqesore me Gjeorgjine. Kuzhe gjate veres do te kontaktoje me te gjithe lojtaret e talentuar dhe ne shtator do te prezantoje nje Shqiperi me te rinovuar.
Lista e Kombetares, (Anti-Portugali)
Portiere
Isli Hidi (Krivbas)
Samir Ujkani (Palermo)
Enea Kolici (Iraklis)
Mbrojtes
Debatik Curri (Vorskla)
Armend Dallku (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Andi Lila (Tirana)
Elvin Beqiri (Vllaznia)
Ansi Agolli (Tirana)
Endri Vrapi (Elbasani)
Admir Teli (Karabaki)
Mesfushore
Lorik Cana (O. Marseje)
Ervin Skela (E. Kotbus)
Ervin Bulku (Krivbas)
Gilman Lika (Hacetepe)
Dorian Bylykbashi (Krivbas)
Jahmir Hyka (Mainc)
Klodian Duro (Omonia)
Elis Bakaj (Dinamo)
Gjergj Muzaka (Tirana)
Emiliano Vila (Teuta)
Jetmir Sefa (Tirana)
Sulmues
Hamdi Salihi (Ried)
Erjon Bogdani (Kievo)
Edmond Kapllani (Karlsruhe)
Besart Berisha (Horsens)
Migen Memelli (Tirana)