"Paguaj, per te pare Ronaldon"
Ylli i Barcelones, Lionel Mesi do te kete shansin qe te shohe yllin e Mancester Junajtid, Kristiano Ronaldo, perballe vetes ne nje finale, te madhe nga afer dhe pranoi se per lojtarin e lojes ne krah, do te paguaje qe ta shohe ne aksion. "Lojtaret e Mancester Junajtid i kane te gjitha cilesite e duhura, - theksoi Mesi- jane shume, por Ronaldo ben diferencen dhe une paguaj qe ta shoh ate ne fushe". Sipas Mesit, Barca do ta kete te veshtira ta ndale, lojtarin qe fitoi "Topin e Arte". "Une dhe ai jemi te ndryshem si lojtare, por Ronaldo eshte veshtire qe te ndalet". Mesi thote se duke e perqendruar vemendjen tek Ronaldo nuk duhen harruar lojtare te tjere, si Barbatov, Runi dhe Karlos Tevez.