E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, kërcënohet siguria në SHBA

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përjetojnë krizën më të thellë ekonomike që kanë përjetuar në historinë e tyre. Rreziku i kësaj krize tashmë nuk ndihet vetëm në tregjet financiare, por edhe në sigurinë e tyre. Sipas Zbulimit Kombëtar amerikan, Denis Bler, sa më shumë zgjat kriza ekonomike aq më tepër rriten rreziqet për paqëndrueshmëri politike. Në një raport të paraqitur para kongresit, ai ka vënë theksin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut, në një kohë kur SHBA-të po përballen me krizën financiare. Sipas tij, në një moment të tillë, SHBA-të gjithashtu nuk e dinë nëse Irani synon të zhvillojë armë bërthamore.

Një tjetër rrezik për sigurinë amerikane, mbetet edhe Al-Kaeda. Sipas Bler, ajo mund të planifikojë sulme kundër caqeve perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›