AKKP: Nis të hënën kompensimi për 2011
TIRANE- Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, shpalli dje fillimin e procesit të pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin në të holla, nga fondi në të holla për vitin 2011, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim. Me këtë rast, AKKP-ja ftoi të gjithë subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre të paraqiten pranë zyrave të saj për dorëzimin e kërkesës për kompensim dhe dokumentacionit shoqërues.
Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë, ditën e hënë, më datë 28.03.2011 dhe do të zgjasë 30 ditë kalendarike. AKKP siguron se ka ngritur grupin e punës për pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara. Bazuar në rregullat dhe kriteret për shpërndarjen e fondit të kompensimit për vitin 2011, të miratuara me VKM nr. 192, datë 09.03.2011, përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës, referuar radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, me të cilin aplikohet. Nga fondi i vitit 2011 nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, të cilët janë trajtuar më parë me kompensim për vendimin me të cilin aplikojnë.
Kompensimi bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës sipas vendodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit është sipas skemës së mëposhtme:
Për pronat e njohura për kompensim deri në 1.500 m2, masa e kompensimit është 200 m2; për pronat e njohura për kompensim mbi 1.500 m2 deri në 3.000 m2, masa e kompensimit është 300 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 3.000 m2 deri 5.000 m2, masa e kompensimit është 400 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 5.000 m2 deri në 10.000 m2, masa e kompensimit është 500 m2 dhe për pronat e njohura për kompensim mbi një hektar, masa e kompensimit është 600 metra katrore.
Aplikuesit apo përfaqësuesit me prokurë kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej dymijë lekësh dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë në të cilën në rast përfitimi do të depozitohet shuma që përfitohet. Sektori në AKKP që kryen kompensimin financiar për subjektet prona e të cilëve është njohur për kompensim është Sektori i Vlerësimit dhe Shpërndarjes së Kompensimit në Drejtorinë e Kompensimit të Pronës, i cili ushtron veprimtarinë e tij në katin e dytë të godinës ku është vendosur institucioni. Pyetjes së Gazetës Shqiptare në se mund të kompensohet dikush fizikisht me një pronë tjetër, për të cilën ka informacion të mjaftueshëm se ajo është në pronësi të shtetit dhe e lirë juridikisht dhe fizikisht, zyrtarë të AKKP-së iu përgjigjën negativisht. Sipas tyre, për t’u kompensuar fizikisht, një pronë duhet më parë të jetë pjesë e fondit të kompensimit fizik, i cili krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Përveç kësaj, fillimi i këtij procesi është parashikuar të bëhet pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ketë verifikuar fondin e tokave të lira shtetërore, që do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ky proces është i kushtëzuar edhe nga përfundimi i shqyrtimit të kërkesave fillestare për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, i cili është një proces në vijim.
(GSH/BalkanWeb)