E Diel, 1 Nëntor 2026

Romela Begaj, e katërta në botëPeshëngritësja shqiptare zuri vendin e katert ne Kampionatin e 20-të Botëror të Peshëngritjes

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT)  - Romela Begaj regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin e 20-të Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Gojang të Koresë së Jugut, duke zënë vendin e katërt në botë në dygarësh në peshën 58 kg. Peshëngritësja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave, vendi i gjashtë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ngriti 95 kg në stilin e shkëputje (vendi i katërt) dhe të gjashtin në stilin e shtytjes me 112 kg të ngritura. Neser garon në peshën 77 kg peshëngritësi i njohur shqiptar Erkand Qerimaj, ndërkohë që Evis Karina (85 kg) garon të enjten. Në Gojang të Koresë së Jugut po zhvillohet Kampionati Botëror i 77-të i Peshëngritjes për të Rritur dhe i 20-ti për të rritur. Shqipëria përfaqësohet me 3 sportistët e saj më të mirë
Numri i klikimeve - 774
  E Hene, 23 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›