Boks, Tirana fituese e KupesNe vend te dyte eshte renditur Vllaznia, me tre kampione dhe ne te tretin Flamurtari dhe Apolonia me nga nje kampion.

Rrjetet sociale:
Tirana eshte shpallur fituese e Kupes se Republikes per kete vit ne Boks. Dje paradite jane mbyllur dhe ndeshjet finaliste te Kupes se Republikes ku u ndeshen 9 ciftet me te mira.
Vendi i pare i ka takuar Tiranes, e cila ka ka nxjerre kater kampion, perkatesisht ne peshat 54 (Arnold Kaloshi) kg, 64 kg (Serxhio Sina), 69 (Enea Kovaci), +91 kg (Artenid Zeneli).
Ndersa ne vend te dyte eshte renditur Vllaznia, me tre kampione dhe ne te tretin Flamurtari dhe Apolonia me nga nje kampion. Pervec Kupes, Tirana ka marre edhe Kupen e Sportistit me te mire, e cila i ka takuar Serxhio Sines i peshes 64 kg.
Takimi i tij me Xhulio Vrenozin e Apolonise eshte vleresuar si takimi me i forte dhe me interesanti i ketij kompeticioni jo vetem nga specialistet e boksit, por edhe nga tifozeria ne pallatin "Farie Hoti". Dita e djeshme ka qene nje dite e vecante per boksin shqiptar, pasi jane hedhur edhe bazat per hapjen e boksit profesionist ne Shqiperi.
Ne fund te Kupes, eshte zhvilluar dhe ndeshja e pare profesioniste ndermjet Armand Cullhai te Tiranes dhe Marsel Serrmit te Vllaznise, e cila edhe ndjekur me shume kuriozitet. Takim ky qe ka perfunduar ne barazim per te dy boksieret. Trajneri i kombetares Zef Gjoni, ka bere te ditur se tashme krahas boksit olimpik do te punohet edhe per ndertimin dhe zgjerimin e boksit profesionist ne Shqiperi. Aktiviteti eshte vleresuar maksimalisht nga te gjitha ekipet e pranishme dhe nga sekretari i pergjithshem i boksit, Edmond Kabashi.
Numri i klikimeve - 775
E Marte, 24 Nentor 2009