Romela në lot: Ndjehem kampione e Evropës
TIRANE-Nuk i ka përmbajtur lotët peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, në momentin e kthimit në atdhe. Ajo u shpall nënkampione e Evropës në Antalia të Turqisë, por anulimi i një prove, për shkak se gjyqtarët e quajtën gabim teknik, bëri që ajo të humbiste medaljen e artë.
Dje, rrëfimi i saj para kamerave ka qenë vërtet prekës, ndërsa indirekt ka patur një akuzë edhe për gjyqtarin shqiptar, që duhet të ishte aty. "Në shpirt unë jam kampione e Evropës dhe më vjen keq që ndodhi kështu, - tha ajo mes lotëve. - U them të gjithë shqiptarëve që nuk ishte faji i Romelës, ndaj më vjen shumë keq që ndodhi kështu. Faleminderit për gjithçka, jam shumë e emocionuar", shton Romela.
Kampionia e shtangës gjithsesi pret me optimizëm Olimpiadën e Londrës. "Kjo garë ishte shumë e vështirë, por tani do të presim Lojrat Olimpike. Nuk jap premtime, por Romela do të bëhet më e fortë. Do ta ngre flamurin", u shpreh nënkampionia e freskët e kontinentit.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)