E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish seanca e Gërdecit

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për tragjedinë e rëndë të Gërdecit. Mungesa e ekspertëve financiarë ka qënë sot shkaku i shtyrjes së këtij procesi të rëndësishëm fenomen i cili po con drejt dështimit gjykimin për tragjedinë më të rëndë të viteve të fundit. Një nga 5 ekspertët financiarë ka munguar sot në seancë. Ata do ti përgjigjeshin pyetjeve të avokatëve.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar që seanca e pyetjeve të bëhet me të pestë ekspertët, jo vetëm me katër që ishin të pranishëm në seancë. Shtyja për afro tre vjet e procesit solli dhe lirimin nga burgu dhe vendosjen në arrest shtëpie të katër të akuzuarve kryesorë të procesit Delijorgjit, Pinarit, Ngjecit dhe Minxholit. Shtyrja e gjyqeve është kthyer tashmë në një shqëtësim dhe për autoritetet e larta të drejtësisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›