E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisnin vila e dyqane, pranga 5 gangstereve shqiptare ne Spanje

Spanje- Pese shqiptare u vune ne pranga nga Roja Civile e Spanjes, dy dite me pare gjate operacionit te koduar "Sapo", pasi ishin kthyer ne tmerrin e bizneseve dhe pronareve te vilave luksoze e shtepive ne gadishull. Emrat e te arrestuarve nuk u publikuan per arsye hetimore, por sipas medieve spanjolle qe i referoheshin drejtuesve te policise, te dyshuarit u ndaluan ne Torrevija, zona edhe ku banonin, kurse grabitjet dhe plackitjet kryheshin ne qytete te ndryshme. "Pese te dyshuarit ishin pjese e nje grupi gangsteresh qe plackiste e grabiste shtepi dhe biznese. Dyshohen per nje numer veprash nga 20-100 grabitje", deklaruan autoritete te Guardia Civil. Sulmet ishin kryer ne zonat e Alicante, Murcía, Almería dhe Granada. Goditja u krye ne nje prej rrugeve te Torrevijes, teksa pjesetaret e grupit po ktheheshin me makine nga nje prej aksioneve te tij me te fundit ne zone. Mesohet se pjesetaret e bandes jetonin ne Alicante, Torrevija dhe Orihuela. Sipas hetimeve te kryera dhe provave te sekuestruara ka rezultuar se grupi ishte i mireorganizuar dhe komunikonin mes tyre nepermjet radiove. Madje ne disa raste arrinin te zberthenin edhe kodet e dyerve duke hyre brenda vilave dhe dyqaneve. Sendet shiteshin ne tregun e zi, kurse parate dergoheshin me transferua ne vendet e lindjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›