E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjek nje grua, i grabit canten me 1.5 milione leke

Shkoder- Grabit me dhune canten me 1.5 milione leke te nje gruaje qe kthehej ne banese, arrestohet i dyshuari 37-vjecar. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne rrugen e fshatit Vukatane te Shkodres. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan si te dyshuar, pas denoncimit te 56-vjecares Xhemile M., nje te ri banues ne lagjen "3 Heronjte". I dyshuari eshte Syri Mehmetaj, i cili ka ndjekur nga qyteti ne fshat te demtuaren, pasi ka zbuluar se gruaja sapo kishte terhequr nje shume te konsiderueshme parash, rrethanat e mberritjes se te cilave mbeten te paqarta. Pas denoncimit ne moment, policia ka rrethuar zonen dhe beri te mundur ne kohe rekord te lokalizonte dhe kapte 37-vjecarin. Burime zyrtare thane se vjedhja eshte kryer me dhune, kurse parate ndodheshin ne canten e dores se te demtuares qe banonte pikerisht ne fshatin Vukatane, afer te cilit ndodhi grabitja. Pas marrjes ne pyetje dhe sekuestrimit te cantes me 1.5 milione leke, grupi hetimor i policise kreu veprimet procedurale dhe i kaloi dosjen hetimore prokurorise per vepren penale te "vjedhjes me dhune" dhe "kundershtim i punonjesit te policise se rendit publik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›