Gërdeci, Gjykata e Tiranës letër Dhomës së Avokatisë

Gjykata e Tiranës i dërgon letër dhomës kombëtare të Avokatisë për të marrë masa për avokatët që janë bërë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit. Shtyrja e 16 për ditën e hënë të këtij gjyqi për mungesë të pesë avokatëve ka sjellë edhe reagimin e organit gjykues të kryeqytetit i cili ka kërkuar që dhoma e avokatisë të marrë masa për avokatët.
Ndërkohë që në seancën e radhës në gjykatën e Tiranës në gjyqin e Gërdecit mungonin, avokatët Maks Haxhia, Mark Pëllumbi, Alfred Balla, Elira Kokona si dhe Behar Pipero. Madje ky i fundit ka dërguar raportin e katërt në këtë gjyq me arsyetimin e pa mundësisë shëndetësore dhe paafarësisë për të ushtruar profesionin e tij deri në datën 13 janar. Ndërkohë në seancë kryesusi i trupi gjykues i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të verifikuar raportin e avokatit, se ky i fundit ka vëllain drejtor në ministrinë e shëndetësisë e se është e pamundur edhe verifikimi i raportit. Ndërsa mungesa e avokatit Maks Haxhia është bërë për shkak se ky i fundit ishte në një seancë gjyqësore në gjykatën penale të Gjirokastrës. Pas kësaj kryesusi i trupi gjykuës Ritvan Hado ka shtyrë seancën duke pezulluar edhe afatet e paraburgimit për katër të arrestuarit, Ylli Pinari, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Sokol Ngjeçit.