Romët, Ksera: Masa për largimin e fëmijëve nga rruga
Tiranë- Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka deklaruar se qeveria do të angazhohet për të siguruar strehim dhe mbështetje për komunitetin Rom.
Gjatë pjesmarrjes në Konferencën e zhvilluar me rastin e 8 prillit, ditës ndërkombëtare të Romëve, të organizuar nga Unioni për Zhvillim dhe Integrim të Minoritetit Rom në Shqipëri, si dhe Amaro-Dorm (Unioni i Romëve të Shqipërisë), ai deklaroi se vetë ministria që ai drejton do të marrë masa për fëmijët që janë në rrugë.
Numri i Romëve në rrugët e Tiranës ka ardhur duke u zvogëluar. Ministria e Punës përmes reformave ligjore ka dy mekanizma për denoncimin e fëmijëve që janë në rrugë. Më pas do të ndërhyet për ti marrë këta fëmijë në institucionet rezidenciale,- deklaroi Ksera.
Më tej ai u shpreh se Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta ka në axhendën e saj si prioritet strehimin e të gjithë pjestarëve të komunitetit rom në një kohë sa më të shpejtë.
Numri i familjeve Rome të pastreha është i konsiderueshëm, dhe pushteti Vendor duhet të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre,- tha ai.
Ndërsa përfaqësuesit e këtij komuniteti deklaruan se do të angazhohen më tepër për integrimin e tyre në shoqëri.
Shkrime të tjera me interes:
- KE: Në Shqipëri romët të privuar nga e drejta e votës, masa urgjente Bruksel- Komuniteti rom është më i prapambeturi dhe më i...
- Romët, Wollfarth: Të merren masa për arsimimin e tyre Tiranë- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen...
- Invalidët pa para, Ksera: Pushteti vendor fryu listat për fushatë Tiranë- Ministria e Punës ka deklaruar se përgjegjëse për vonesat...