Haxhinasto në Mal të Zi, takime me krerët e shtetit
Potgoricë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto në kuadër të vizitës zyrtare në Malin e Zi, është takuar me Presidentin Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç dhe homologun e tij malazez, Milan Roçen.
Sipas një njoftimi për shtyp nga MPJ, është nënshkruar një marrëveshje për fushën e arsimit dhe është rënë dakort për njohjen e lejeve të qarkullimit për automjetet.
Gjatë qëndrimit në Mal të Zi Haxhinasto ka zhvilluar një vizitë edhe në zonat me komunitet shqiptar, siç është ajo e Tuzit dhe e Ulqinit.
Duke vlerësuar rolin e shqiptarëve, si bazë e sigurt për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve, ai është shprehur se do të ketë një axhendë për projekte konkrete të përbashkëta ndërkufitare me Malin e Zi.
Në takim është folur edhe për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), ku të dy homologët kanë ofruar mbështetje për implementimin e tij.
K.T/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Haxhinasto i uron lamtumirën ambasadores Mcllwham Tiranë- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond...
- Haxhinasto në Libi, e para vizitë pas rënies së regjimit të Gadafit Libi- Diplomacia shqiptare po zhvillon vizitën e parë të saj...
- Gjendja shëndetësore, anulohet vizita zyrtare në Mal të Zi e Berishës Tiranë- Gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë Berisha është bërë edhe...