E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dielli pranveror, si të kujdesemi për lëkurën e fytyrës

Pas pilingut, lëkura ka nevojë të ushqehet me krem hidratues, i cili pengon tharjen e lëkurës

Pas stinës së gjatë të dimrit, me temperatura të ulëta dhe me erëra të forta, lëkura e fytyrës ka nevojë për hidratim dhe freskim, në mënyrë që të jetë e gatshme për diellin pranveror. Personat që kanë një ten të papastër, së pari duhet që ta pastrojnë fytyrën me themel. Tek të gjitha llojet e lëkurës duhet bërë një piling i fytyrës, me qëllim që të largohen qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Pas pilingut, lëkura ka nevojë që të ushqehet me krem hidratues, i cili pengon tharjen e lëkurës. Nuk është e thënë që ky krem të jetë i shtrenjtë, por duhet të përshtatet me tipin e lëkurës tuaj. Më e mira është, që të këshilloheni me dermatologun. Është e rëndësishme, që kremi të përmbajë faktor mbrojtës, meqë dielli pranveror mund të shkaktojë njolla të shëmtuara në lëkurën e pambrojtur.

Kujdes!

Studimet tregojnë, se preparatet që përmbajnë faktor mbrojtës nga rrezet e diellit dhe krahas kësaj kanë vitamina dhe antioksidues, mundësojnë një mbrojtje më të mirë nga rrezet ultraviolete të diellit. Sytë nuk duhet t’i lani kurrë me ujë të nxehtë, sepse kështu largoni shtresën mbrojtëse të lëkurës së fytyrës. Evitoni përdorimin e sapunëve, meqë ata përmbajnë substanca të dëmshme për lëkurën e fytyrës.

Natën

Një tjetër këshillë që japin estetistët, është pastrimi i fytyrës nga grimi, para se të shkoni për të fjetur, pasi të flini me grim në fytyrë është e dëmshme, për shkak se procesi i rinovimit të qelizave zhvillohet pikërisht natën, pra gjatë kohës që flini. Ndërkohë, që me prodhimet e kozmetikës i mbyllni poret dhe nuk e lejoni lëkurën të marrë ajër. Bëni të kundërtën, pastrojeni fytyrën dhe lyeni me kremin e natës. Kështu fytyra dhe lëkura do të pushojnë dhe do të rigjenerohen, duke ju dhënë pamje të freskët në mëngjes në vend të rrathëve të zinj poshtë syve. Nëse jeni në një lidhje të re dhe nuk dëshironi, që partneri t’ju shohë pa grim, menjëherë ju japim dy arsye përse nuk duhet ta bëni atë. Megjithatë ekzistojnë disa hile, që do t’ju ndihmojnë të dukeni perfekt në mëngjes edhe pa grim. Largoni grimin, pastroni fytyrën me xhel për pastrim fytyre ose me qumësht për fytyrën, freskoni me tonik ose me serum dhe lyeni fytyrën me krem nate para se të flini. Në mëngjes do të keni fytyrë të freskët, pa ënjtje. Shmangni fjetjen në bark. Kështu do ta parandaloni dukurinë e rrudhave të mëngjesit në fytyrë. Shmangni lëngjet para fjetjes. Pikërisht ata janë fajtorët për yndyrshmërinë e fytyrës. Përdorni krem për fytyrë me efekt të dobët. Nuanca më e errët i jep pamje të shëndetshme lëkurës. Herën tjetër kur do të ndjeheni përtacë për largimin e grimit të mbrëmjes, kujtohuni për përfitimet nga pastrimi i fytyrës. Zëvendësoni shpejt me kozmetikën e duhur dhe jeni gati për gjumë!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›