Christian Papke: Aktorët shqiptarë nuk janë vetvetja
Në sallën e provave ka filluar puna. Regjisori austriak, Christian Papke, ka zgjedhur skenën shqiptare për t‘i bërë "sfidë" Thomas Bernhard, austriakut dhe shkrimtarit të njohur. Ka zgjedhur një tragjikomedi. "Forca e zakonit", një metaforë e obsesionit, e mbrujtur edhe me pjesë autobiografike të shkrimtarit, është sjellë në shqip nga Jonila Godole. Do të jetë premiera më e re e Teatrit Kombëtar, ndërsa për ta ngjitur në skenë është zgjedhur një skuadër shqiptaro-austriake. Historia e një drejtuesi cirku, përpjekja e të cilit për ngritjen e një orkestre shkon deri në obsesion, vjen nën interpretimin e Vasjan Lamit, Neritan Liçajt, Arben Derhemit, Sueda Hoxhës, Elton Çefës. Papke, një regjisor i ri, i prirur drejt teatrit modern, është përpjekur që në skenën shqiptare të sjellë të mesmen, një ndërthurje mes tendencave bashkëkohore dhe klasikes. Shfaqja nuk do të jetë vetëm aktrim i mirëfilltë, por i shoqëruar edhe me pjesë koreografike të realizuara nga Gjergj Prevazi. Pjesë e jurisë së festivalit të aktrimit "Apollon ‘09", Papke shprehet se ka arritur të kuptojë bazat mbi të cilat ngrihet aktrimi shqiptar. "Aktorët kanë prezencë të fortë në skenë dhe aftësi për të shprehur, por nuk i lënë të lirë impulset e tyre. Gjithçka vjen nga metoda e aktrimit me të cilin janë edukuar", shprehet regjisori. Ka zgjedhur të vetmen komedi të Bernhard, një autor mjaft kompleks, për të bërë referimet me realitetin njerëzor. Në këtë sipërmarrje, asistentet e tij janë Englantina Cenoymeri dhe austriakja Julia Baule. Një tjetër austriak ka marrë përsipër skenografinë, Alois Galle. Pjesa realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë tonë të Kulturës dhe Ambasadës Austriake në Tiranë. Në intervistën e mëposhtme, regjisori austriak tregon konceptet mbi të cilat ka ndërtuar pjesën për skenën dhe publikun shqiptar.
Vini në bashkëpunimin e parë në Teatrin Kombëtar. Pse zgjodhët Thomas Bernhard dhe "Forca e zakonit"?
Bernhard është një nga shkrimtarët më të njohur austriakë. Më parë nuk kam punuar asnjëherë me këtë autor dhe jam i kënaqur që do të vihet në skenën shqiptare, sepse këtë tragjikomedi e kam projektuar në Gjermani, do ta vë në Shqipëri dhe këtu po e punojmë anglisht e frëngjisht. Për më tepër, ajo çka përcjell kjo vepër përkon me realitetet e sotme. Pjesa ngrihet mbi obsesionin, një karakter që përpiqet të rregullojë kompleksitetin e tij, të jetës në tërësi dhe kërkon të gjejë një shpresë për të ardhmen. Obsesioni shkon në kufijtë ndarës të normales dhe anormales, është një fenomen që ne e njohim dhe Thomas Bernhard më mirë se ne. Ai vetë ka pasur shumë probleme. Ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë dhe përjetimet personale, në mënyrë artistike, janë pasqyruar në këtë pjesë.
Ju nuk keni punuar me këtë autor. Sa e njihni veprën e tij në tërësi?
Kur zgjohem i them "Mirëmëngjesi", dhe kur shkoj të fle i them "Natën e mirë". Në këtë moment po jetoj me të. Kam një perceptim të fortë për mendimet e tij, frikërat dhe shpresën. Thomas Bernhard është autor shumë kompleks. Ne po përpiqemi që në skenën shqiptare të tregojmë inteligjencën dhe bukurinë e veprës, por në të njëjtën kohë t‘i japim publikut kënaqësinë e të ardhurit në teatër. Në fund, duam që kur të dalin nga salla të kenë marrë disa mendime me vete.
Në konceptimin tuaj, si vjen kjo tragjikomedi?
Unë shoh dy histori brenda rrëfimit të Bernhard. Ne përpiqemi të tregojmë tragjedinë dhe në të njëjtën kohë komedinë, sepse të tillë e kam lexuar tekstin, në dy aspekte. Në leximin e parë i referohemi realitetit që na bën të reflektojmë për jetën e secilit prej, ndërsa aspekti i dytë na mëson ta duam veten. Edhe pse jetojmë në një kohë të vështirë, kemi akoma sëmundjet tona, na nxit të kapim të ardhmen. Ky është mesazhi që duam t‘i përcjellim spektatorit. Unë e shoh që të gjithë ne, ju këtu dhe në Austri, komunikojmë dhe konfrontohemi në të njëjtën mënyrë me vështirësi në kohë të ndryshme. Në fund kërkojmë një zgjidhje.
Prania e dy balerinëve është vetëm pjesë plotësuese e performancës, apo pjesë e lojës aktoriale?
Jam munduar që t‘i ndërthur këto dy disiplina të artit. Ata që besojnë se fjalët janë gjëja më e rëndësishme për të komunikuar, gabojnë. Këta dy aktorë nuk kanë shumë tekst, por i kam vënë ata të komunikojnë me trupin e tyre. Ky mendim lexohet qartë edhe te Thomas Bernhard: njerëzit që nuk kanë shumë fjalë, nuk janë më pak të rëndësishëm se ata që flasin gjithë kohës.
Ju ishit pjesë edhe e jurisë së festivalit të aktrimit "Apollon ‘09". Cila është përshtypja e krijuar për aktorët dhe teatrin shqiptar?
Me aq sa unë mund të shoh, aktorët kanë një prezencë shumë të fortë në skenë dhe aftësi për të shprehur. Por metoda e aktrimit vjen nga një traditë e ndryshme nga ajo e vendeve gjermanisht-folëse. Stili i aktrimit shumë shpesh këtu është i stilizuar, shumë deklarativ, nuk vjen nga impulset e brendshme të aktorit, por nga jashtë. Besoj se është thjesht çështje edukimi dhe zhvillimi. Nëse për shumë vjet nuk keni qenë të lejuar ta shprehni veten tuaj në një mënyrë, ju duhet ta mësoni.
Ju jeni një regjisor relativisht i ri. Cilin tip teatri lëvroni më së shumit?
Në pjesën më të madhe vë teatër modern, domethënë atë të shekullit XX. Tani në qershor fillon një spektakël në bashkëpunim me televizionin kombëtar austriak. Unë përdor tekstin e një prej shkrimtareve më të rëndësishme hebreje që jeton në Gjermani, Lasker Schuler, të cilat i miksoj me shumë muzikë moderne. Është bashkëpunim me një kompozitor që ka fituar çmimet "Gramy" në SHBA për remikset. Ka përpunuar muzikën e Madonës e të këngëtarëve të tjerë të njohur.
Teatri Kombëtar më së shumti i ka të hapura dyert për repertorin klasik. A e keni menduar këtë kur keni konceptuar pjesën tuaj?
Po, e di. Për këtë arsye, në produksionin tonë, për pak minuta do të ketë momente të një teatri klasik. Do të mundohem ta bëj sa më mirë këtë "sparkatë" mes modernes dhe klasikes. Në një teatër klasik, me një tekst modern, duhet të gjesh një marrëdhënie që të mos humbësh as njërën dhe as tjetrën. Ne kemi një grup aktorësh me të cilët do të përpiqemi t‘i përcjellin një histori interesante publikut.
Përpara këtij bashkëpunimi teatror, çfarë dinit ju për Shqipërinë?
Kjo është e pesta herë që unë vij në Shqipëri. Vitin që kaloi pata mundësi të marr gjithnjë e më shumë përshtypje në mozaikun tim rreth Shqipërisë.
Dhe përshtypjet ishin...
Mendoj se të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, qofshin të shkolluar ose jo, intelektualë ose jo, kanë sensin e të bukurës dhe të artit brenda tyre. Vetëm se duhet të ndjehen të lirë, t‘i shprehin këto emocione.