E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët në Tufinë rrezikojnë të mbeten pa strehë

Romët që jetojnë në një hapësirë në të hyrë të Tufinës do të përfundojnë në rrugë. Barakat e tyre në këtë vend janë ngritur përpara 1 viti, pasi banesave të tyre në Stacionin e Trenit u vu flaka. Por edhe toka në të cilën ata jetojnë për momentin ka pronarin e saj, i cili u ka vënë kusht që në 1 shkurt të largohen nga aty.

Pas 2 ditëve këto familjarë do të mbeten në qiell të hapur. Vetë ata shprehen se do të nisin protestë tek ministria e punës, nëse ky insticion nuk i jep një zgjidhje.
 

Në janarin e ftohtë, këto 9 familje jetojnë në kushtet të tilla; çadra provizore, lagështirë dhe asgjë për t`u ngrohur. Fëmijët janë të sëmurë dhe vizita e blerja e ilaçeve për ata është e pamundur. Familjet rome i drejtohen shtetit për t`i trajtuar si gjithë të tjerë, të paktën ti gjejnjë vend ku mund të strehohen.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›