Durrës, plagos me armë kushëririn, në pranga 18-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës ku një adoleshent ka plagosur me armë kushëririn e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar ku 18-vjeçari Blerim Furriku ka plagosur me armë kushëririn e tij Eduard Furriku 17 vjeç.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve ai ka marrë një plumb në kokë dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit dhe ka sekuestruar edhe pistoletën me të cilën u plagos 17-vjeçari.