Romet, pa emer dhe varre
Korce- Femijet rome rrezikohen nga trafikantet per qellime shfrytezimi. Te pakten 45 te mitur te ketij komuniteti, nuk figurojne ne librat e Gjendjes Civile te bashkise se Korces, ndersa ata nuk mund te regjistrohen edhe pas daljes se ligjit te ri, pasi jane lindur nga martesa poshte moshes se lejuar dhe jane braktisur nga nenat ne moshe te vogel. Drejtues te komunitetit rom kerkojne permiresim te ligjit per kete kategori, ku femijet te kalojne nen kujdestarine e familjareve te tjere. Ne kete menyre pretendohet se te miturit fitojne edhe te drejten per t'u trajtuar nga zyrat e ndihmes sociale, per te cilat ky komunitet ka shume nevoje. Dhe jo vetem kaq, pasi me e keqja eshte ndonje tragjedi e mundshme tek keta femije, te cilet ne rast se vdesin, rrezikohen te mbesin edhe pa varre, per shkak se nuk figurojne te regjistruar dhe pergjate viteve te fundit jane shenuar dy precedente te tille.
Katerina
Katerina, vajza 7 vjecare rome, e lindur nga prinder qe jane martuar ne moshe te mitur, tradite e njohur kjo ne komunitetin rom, nuk figuron e regjistruar ne asnje dokument te Gjendjes Civile ne Korce. Gjithashtu ate e kane braktisur prinderit qe foshnje dhe per te eshte kujdesur gjyshe Haxhirja. Ajo na tregon se, "Katerina e di qe nenen e ka ne Tirane dhe i kam thene se nje dite do te kthehet ne shtepi". Por Haxhirja thote per gazeten "KJ" se nena e Katerines, qe prej disa vitesh eshte larguar per ne Itali me qellime emigrimi, duke u divorcuar nga djali i saj. Dhe prej gjashte vitesh nuk ka kerkuar te takohet asnjehere me vajzen. Me lot ne sy ajo shprehet se pas braktisjes, askush nuk mund te kujdeset per Katerinen dhe motren e saj Silven, kjo me zhvillim te vonuar mendor. "Jam kthyer ne lypese per te ushqyer keta femije, pasi ajo nuk mund te marre ndihme sociale dhe asnje lloj ndihme tjeter nga organet e pushtetit vendor. Kjo, pasi femijet e djalit jane te paregjistruar dhe nuk figurojne askund", thote Haxhirja. Rruge tjeter per te bere regjistrimin e dy vajzave te mitura nuk ka, ndersa jane te braktisura ne meshire te fatit.
Varferia
Te gjitha perpjekjet kane deshtuar, pasi regjistrime, madje edhe nga gjykata, mund te behet vetem me pranine e nenes, e cila ne kete rast mungon. Dhe Katerina eshte e privuar jo vetem nga ndihma ekonomike, por edhe nga kujdesi shendetesor. Te gjitha mjekimet ajo duhet t'i bleje pa rimbursime, madje dhe vizitat duhet t'i kryej duke paguar gjashte mije leke te vjetra, nje shume kjo e paperballueshme nga gjyshja e saj. Motra e Katerines e ka ndjekur shkollen deri ne klasen e dyte. Po kaq ka bere edhe Katerina. Ne ndryshim nga motra e saj, e cila e braktisi shkollen per shkak te semundjes, 7-vjecarja do e braktise shkollen per shkak te varferise. Gjyshja tregon se nuk ka para per te blere rroba dhe libra per mbesen e saj. "U kam bere thirrje disa organizatave humanitare per ndihme, por ndihmat kane qene te perkohshme", vijon rrefimin Haxhirja. Per shkak te varferise ekstreme, qe prej nje viti, shtepia e saj nuk furnizohet me energji elektrike, pasi figuron ne listen e debitoreve ne KESH. Ajo kerkon ndihma nga strukturat e shtetit. "Ndryshe nuk kam rrugezgjidhje tjeter pervec lypjes dhe jeteses ne kushte te veshtira, pa energji elektrike dhe ne nje dimer qe po afron", perfundon gjyshja e dy motrave te mitura.