"Femijet rrezikohen nga trafikimi, te ndryshoje ligji"
Monitoruesi i komunitetit rom per Organizatat Jofitimprurese, Arben Kosturi, shprehet se ne qarkun e Korces jane mbi 45 femije rome, te cilet nuk mund te regjistrohen. "Ligji per regjistrimin e femijeve nuk mund te gjeje zbatim tek ky komunitet, pasi sipas tradites rome, ciftet martohen pa mbushur moshen ligjore dhe ne rastet kur kane lindur femije nga kjo martese, qe me pas eshte prishur, mungon ne te shumten e hereve nena", shprehet Kosturi per gazeten "KJ" ne lidhje me kete dukuri. Nenat qe kane braktisur femijet, nuk rikthehen per te kryer regjistrimin e tyre. Dhe sipas ligjit aktual, me mungesen e nenes, keta femije do te mbeten deri ne vdekje te paregjistruar. "Kjo situate ka pasoja te renda se keta femije mbeten nje risk per t'u shfrytezuar, nderkohe qe nuk mund te perfitojne asnje ndihme sociale dhe shendetesore. Madje ne rastet me ekstreme, keta femije nuk mund te marrin as lejen per varrim", shpjegon me tej monitoruesi per OJF-te ne Korce. Por sipas tij, eshte i madh numri i familjeve rome qe kane nevoje per ndihme ekonomike dhe pune. Kosturi tregon se qe prej vitit 1991, nga ana e Bashkise se Korces nuk eshte trajtuar me strehim asnje familje rome. "Ata jetojne ne kushtet e higjienes qe u rrezikon jeten, ne disa baraka prane vendit te grumbullimit te mbetjeve urbane, qe mbeten te kercenuar nga semundje te ndryshme infektive", ve ne dukje monitoruesi. Gjithsesi, edhe pas kerkesave te here pas hershme per zgjidhje dhe projekteve te ndryshme, ky komunitet ka mbetur i lene pas dore dhe ne shume raste nuk trajtohet me ndihme ekonomike. Por me te kercenuar mbeten femijet e braktisur nga prinderit qe jane martuar ne moshe te mitur dhe qe nuk mund te regjistrohen ne Gjendjen Civile pa prezencen e nje prej tyre, kryesisht nenes.
Precedentet e femijeve te vdekur
Nga mungesa e regjistrimit ne komunitetin rom jane shenuar dy raste ekstreme, kur femijet kane mbetur nga dy, madje dhe tre dite pa u varrosur. Kjo, pasi institucioni i pushtetit vendor, qe ne kete rast eshte Bashkia, nuk jepte leje per varrim, pasi personi i vdekur nuk figuronte i regjistruar askund. Rasti i pare eshte shenuar ne vitin 2004, kur 2 vjecari Mariglen Risvani, eshte mbajtur ne shtepi i vdekur per tre dite, kurse rasti tjeter ne vitin 2007, kur femija 6 muajsh, Genti Xhambazi, eshte mbajtur i vdekur dy dite ne ambientet e shtepise, derisa kane mundur te sigurojne nje leje varrimi.