E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i te prekurve mga virozat e stines

Numri i personave të semurë me grip ka arritur kulmin. Sipas statistikave të Institutit të Shendetit Publik në të gjithë vendin janë shëenuar rreth 16 mijë raste në javë të prekur nga virozat dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Ndërkohe që vetëm në sherbimin infektiv dhe atë të pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“ paraqiten çdo ditë rreth 500-600 persona. Sipas mjekëve numër ky i shtuar krahasurar me javë më parë.
Mjekët i bëjnë apel qytetarëve të mos frekuentojnë mjediset e mbipopulluara e të paajrosura dhe të mos neglizhojnë simptomat, por të paraqiten tek mjeku i familjes, pasi disa shenja që shfaq gripi janë të ngjashme me ato që shfaqin dhe sëmundje të tjera.
Ndërkohë sipas mjekëve kujdes të shtuar duhet të kenë jo vetëm të sëmuret kronikë, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna, por edhe ato persona që u rikthehet temperatura, pasi sëmundja mund t’i jetë rënduar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›