Romney: “Obama nuk ka agjendë për një mandat të dytë”

Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka vënë në lojë Presidentin amerikan Barak Obama, duke thënë se rivali i tij nuk ka një "agjendë" të denjë për një mandat të dytë në detyrë.
Në një miting elektoral në Florida, ai tha se fushata e Obamës ishte "ulur në sulme të vogla dhe lojëra fjalësh pa kuptim".
Disa orë më parë, Obama kritikoi Romneyn për lëvizjen nga pozicioni i tij i mëparshëm vetëm sepse dita e zgjedhjeve po afrohet, duke thënë se republikanët vuajnë nga "Romnesia".
Dy rivalët do të takohen në Florida të hënën, për debatin e tyre të fundit, në lidhje me politikën e jashtme.
Romney dhe republikanët janë duke vazhduar të përqendrohen në trajtimin e çështjes së administratës së Obamës mbi sulmin vdekjeprurës në Bengazi të Libisë, në të cilin katër amerikanë, duke përfshirë ambasadorin e SHBA-së, u vranë.