E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Importi i mbetjeve pranohet nga vetem 9 per qind e qytetareve

Ligji i sapomiratuar per menaxhimin e mbetjeve urbane qe lejon importimin e tyre nga shtete te tjera drejt industrive ricikluese mbeshtetet vetem nga 9 per qind e popullates shqiptare.

Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga Instituti IDRA ku theksohet se 80 per qind e qytetareve jane te informuar per ligjin e ri dhe kerkojne te mbahet nje referendum kombetar per importimin ose jo te mbetjeve urbane sepse kjo eshte nje ceshtje e rendesishme per Shqiperine.

Studimi nxorri edhe rezultatin qe nese referendumi do te mbahej atehere vetem 9 per qind e te anketuarve do te votonin pro importit te mbetjeve urbane 78 per qind do te votonin kunder ketij importimi ndersa 12 per qind jane te luhatur ose nuk do te merrnin pjese ne votim.

Studimi dhe anketimi i fundit i Institutit IDRA eshte kryer vetem ne grupe qe perfaqesojne banoret e qyteteve te medha te Shqiperise me synimin per te mbledhur mendimin ne zonat urbane sepse mendohet qe zonat fshatare jane natyrshem te interesuara per mbrojtjen e mjedisit.

Studimi ka zbuluar se mediat e kane bere si duhet punen e tyre 83 per qind e te intervistuarve nga te gjithe grupmoshat pohojne se jane te informuar mbi ligjin e menaxhimit te mbetjeve. Njohja e ligjit ne Tirane eshte po aq e madhe sa edhe ne qytetet e tjera. Rreth 70 per qind e te interesuarve pohojne se e dine mire qe ligji i ri per menaxhimin e mbetjeve e lejon importimin e tyre ndersa pjesa tjeter thote se nuk e di ose nuk e lejon.

Analisti Blendi Sala thote se Shqiperise i nevojitet qe te krijoje nje tradite per te zhvilluar referendume mbi tema ekonomike sociale apo mjedisore pra per ceshtje qe e shqetesojne komunitetin. Madje - shton ai - ky vit i 100 vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar eshte rasti me i mire per ta nisur kete pervoje demokratike.

Redaktori i ekonomise ne gazeten Shqip Gjergj Erebara thote se Shqiperia nuk ka asnje perfitim ekonomik per te importuar mbetjet urbane. Depozitimi i mbetjeve te mbetjeve pas riciklimit ka kosto te larte dhe shkaterrim te mjedisit pastaj Shqiperia nuk eshte tregtare konkurruese ne bote per asnje nga materialet qe mund te ricikloje hekur celik plastike etj. aq me pak qe nuk ka as teknologjine e duhur per lendet e rrezikshme si baterite e makinave qe pervec acideve kane edhe shume plumb.

Zoti Erebara se vendet e reja anetare te Bashkimit Europian i dergojne mbetjet e tyre per riciklim drejt vende te zhvilluara te BE-se sepse ato kane industrine e pershtatshme ndersa per Shqiperine po ndodh e kunderta nje vend i varfer pa industri dhe kulture riciklimi hap dyert qe te marre mbetjet e vendeve te zhvilluara madje pa patur asnje takse per ndotje te tilla mjedisore.

Studimi i IDRA-s u publikua sot nje dite pasi Aleanca Kunder Importimit te Plehrave nisi te mbledhe firmat e banoreve ne qytetet me te medha te vendit per te kerkuar mbajtjen e nje referendumi.

Anketa u realizua gjate muajit dhjetor kur parlamenti miratoi me vendosmerine e shumices ligjin per menaxhimin e mbetjeve urbane ku arashikohet edhe importimi i mbeteve nga shtete te tjera si nje menyre per te furnizuar industrine e sapongritur te riciklimeve.

Parlamentaret nuk perfillen as peticionin e kesaj Aleance me 3 mije firma qytetaresh ku kerkohej qe importimi i mbetjeve te shtyhej edhe 20 vjet derisa industria e riciklimeve te fuqizohej sipas standarteve te Bashkimit Europian.

As peticioni as tubimet e protestave dhe as kthimi i ligjit ne parlament per rishqyrtim nga presidenti Bamir Topi nuk e penguan dot shumicen parlamentare qe ta miratonte ligjin e kundershtuar. Tani veprimtaret e mjedisit po mbledhin firmat per nje referendum kombetar dhe opozita socialiste beri te ditur sot se do ti mbeshtese keto perpjekje te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›