E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Kandidatura e pamundur pa mbështetjen e Gjermanisë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se Serbia nuk mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa mbështetjen e Gjermanisë, që është "motori"i zgjerimit të BE.

“Ne duhet të kemi dialog më të thellë me Gjermaninë, ne duhet t`ia shpjegojmë qëndrimin e Serbisë, sepse pa mbështetjen e Gjermanisë, Serbia nuk mund të marrë statusin e kandidatit", ka thënë Tadiçi për agjencinë e lajmeve Beta në Beograd, transmeton B92.

Sipas tij, pengesa më e madhe në rrugën për statusin e kandidatit ishte kërkesa që Serbia të heqë dorë nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244.

Tadiç theksoi se Serbia nuk kishte hequr dorë Rezoluta, sepse, siç theksoi ai, ky ishte akt detyrues i OKB-së, që sipas tij, përcakton integritetin e Serbisë në Kosovë dhe në bazë të së cilës është e mundur të gjendet një zgjedhje e qëndrueshme.

“Në kërkim të një zgjidhje për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ne gjithashtu duhet të marrim parasysh interesat e vendeve që kanë mbështetur Serbinë”, citohet të ketë Tadiç, i cili shtoi se pa mbështetjen e Gjermanisë, Serbia do të rrëshqas pa fituar asgjë, ndërsa Prishtina gjithçka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›