E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Statusi kandidat? S`ka shans nëse kushtëzohet me rezolutën 1244

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka deklaruar se nëse rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të jetë një kusht, Serbia nuk ka shanse të marrë statusin kandidat në BE në muajin mars.

“Siç e ka thënë edhe Presidenti se kushti i deklaruar në dhjetor ishte një kusht që vinte në dyshim rezolutën. Nëse i njëjti kusht do të paraqitet sërish atëherë mund të them se ka pak gjasa që ta marrim statusin në mars”, tha ai për RTV Serbia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›