Romney në Izrael

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, filloi vizitën 36-orëshe në Izrael, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.
Romney pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin Shimon Peres dhe politikanët e opozitës, si dhe kryeministrin palestinez, Salam Fajad.
Kandidati presidencial, i cili mbërriti në Izrael të shtunën në mbrëmje, gjithashtu do të organizojë mbledhjen e fondeve në Jerusalem të hënën, para se të niset për Poloni, që është ndalesa e tretë dhe e fundit në turneun e tij, i cili filloi me një vizitë në Britani.
Romney, që po sfidon presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit, shpreson se udhëtimi do të rritë kredencialet e tij për të drejtuar sigurinë kombëtare dhe diplomacinë e SHBA-së.