E Diel, 1 Nëntor 2026

Romni zgjedh zëvendësuesin, kongresmenin Paul Ryan

Kandidati republikan Mit Romni pritet ta bëjë publik kandidatin e zgjedhur nga ai për nën.President.Kampi i fushatës së Romnit njoftoi të premten në mbrëmje se ai do ta zbulojë kandidatin që do t`i bashkohet në garën për Shtëpinë e Bardhë në një ngjarje në Norfolk të Virxhinias, ku ish guvernatori i Masaçusetsit, pritet të fillojë një turne katërditor me autobus përmes shteteve kyresore si Virxhinia, Karolina Veriore, Florida dhe Ohajo.

Nga kampi i tij nuk thonë se kush është zgjedhur, por në listën e ngushtë besohet se janë përfshirë kongresmeni nga Viskonsini Pol Rajan, senatori i Ohajos Rob Portman dhe ish guvernatori i Minesotës Tim Pauentli.

Romni përballet me presidentin Barak Obama në zgjedhjet pesidenciale të nëntorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›