E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton në Turqi, takime me liderët turq dhe aktivistët sirianë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka mbërritur në Stamboll për të diskutuar konfliktin sirian.Klinton, e cila e realizon këtë vizitë pas një turneu afrikan, pritet të takojë liderët turq dhe aktivistët sirianë.

Ata pritet që të diskutojnë rrugët se si në mënyrë efektive të vendosin sanksione kundër Damaskut si dhe përgatitjet për një tranizicion të pushtetit, po që se rrëzohet qeveria e presidentit sirian, Bashar al Asad.

Të premten, Uashingtoni shpalli sanksione ndaj kompanisë shtetërore siriane të naftës për shkak se kishte bërë tregti me Iranin.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së po ashtu tha se në listën e zezë të organizatave që kanë lidhje me sanksionet kundër Sirisë e ka shtuar edhe Hezbollahun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›