“Lufthansa” anulon qindra fluturime

Kjo është greva e dytë brenda një jave dhe rrezikon t’i kushtojë kompanisë më të madhe gjermane të fluturimeve dhjetëra miliona euro humbje.
Greva që ko paralizuar aeroportet e Frankfurtit, Berlinit dhe Munihut pason grevën e së premtes që la më shumë se 26 000 pasagjerë në aeroporte.
Zëdhënësi i “Lufthansas”, Klaus Ëalther, tha se “është tepër e vështirë për kompaninë që të zbusë ndikimin e grevës për mungesë stafi”.
Deri nga paraditja, “Lufthansa” kishte anuluar mbi 300 fluturime, ose më shumë se një të gjashtën e numrit total të fluturimeve në një ditë.
Njësia e saj në Austri, e pandikuar nga greva pasi stafi i saj ka kontrata të ndara, tha se po përdorte avionë më të mëdhenj në fluturimet për në Gjermani në mënyrë që të ndihmojë kompaninë e saj mëmë.
Sindikata UFO, e cila përfaqëson rreth 2/3 e 18 mijë punonjësve (ekuipazh) të “Lufthansas” bëri thirrje për një grevë 8-orëshe në Frankfurt dhe Berlin si dhe për grevë 11-orëshe në Munih.
UFO kërkon rritje të pagave me 5 %, ndërsa “Lufthansa” ka ofruar rritje me vetëm 3.5 % në këmbim të orarit më të zgjatur të punës./Start/F. Prroni/
2012-09-04 16:30