Rona Nishliu: Kosova ka potenciale per ne “Eurosong”, e kemi deshmuar kete
Eventet e medha kulturore duket se kercenohen nga politika dhe pasojat e saj po i bart edhe Kosova, e cila vazhdon te tentoje per pjesemarrje ne Festivalin europian te muzikes se lehte, “Eurovision”. Televizioni Publik i Kosoves akoma nuk ka arritur qe ta vere ne vije ne kete situate, ndonese ne qershor te ketij viti ne Malte u mbajt Asambleja e Unionit te Transmetuesve Evropiane, me rastin e te cilit ka folur edhe kryetari i Bordit te RTK-se, duke kerkuar qe Kosoves t’i njihet e drejta per pjesemarrje ne kete festival. Ne kete takim pat munguar Serbia, e cila ende vazhdon te kundershtoje pjesemarrjen e Kosoves ne festivalin me te madh europian te kenges. Mentor Shala, drejtor i pergjithshem i RTK-se, ka thene per “Zerin” se kane pergatitur nje leter, e cila i adresohet drejtorit te pergjithshem te Televizionit Publik te Serbise, ku synohet qe te gjejne nje gjuhe te perbashket dhe te diskutojne per pjesemarrjen e Kosoves ne “Eurovizion”, sepse dukshem pjesemarrja e shtetit serb nuk lejon depertimin e kenges kosovare ne skenen e festivalit qe vitin tjeter do te mbahet ne Danimarke. “Kane thene se ne fund te shtatorit do te japin nje pergjigje konkrete, ne po presim edhe pak. Nga ana tjeter kemi filluar perpjekjet qe te kontaktojme me perfaqesues te Televizionit Shteteror te Serbise”, ka treguar Shala, duke shtuar se bisedimet Kosove-Serbi e kane “zbutur” situaten. “Se fundmi kemi bere edhe nje here kerkese ne EBU per te pare se deri ku kane shkuar perpjekjet tona. Ata kane kthyer nje pergjigje qe duhet te presim. Nuk varet nga ne, te gjitha jane probleme politike”, ka vazhduar me tej Shala. Kosova nuk eshte pjese e EBU- Unionit te Transmetuesve Evropiane, as e ITU - Unionit Nderkombetar te Telekomunikimit dhe as e OKB-se, por asnje nga keto nuk duhet ta privojne ate qe te jete pjese e “Eurovizionit”, perderisa eshte lejuar pjesemarrja ne Eurovizion per Valltare. “Nuk ka ndonje barriere ligjore per te qene pjese e Eurovizionit”, ka thene Shala, duke shtuar se kane marre premtime nga perfaqesuesit e Unionit te Transmetuesve Evropiane se Kosova do te jete pjese e festivalit me prestigjioz evropian, duke bere keshtu qe Serbia te leshoje pe. Shteti serb, i cili vitin 2007 e fitoi garen me kengen “Molitva” nga Marija Serifovic, ne anen tjeter eshte deklaruar se, nese Kosova lejohet qe te marre pjese dhe vit per vit te dergoje perfaqesues ne festival do te detyrohet te largohet nga gara. Megjithate, pala kosovare duket se nuk di dhe nuk do te dorezohet. Mentor Shala thote se jane duke shfrytezuar te gjitha mundesite dhe ne “Eurovizionin” e vitit 2014 te kete edhe perfaqesues nga Kosova. “Ne kemi mundesi te bejme presion dhe te ofrojme argumente se kemi talente, kemi rastin e Rona Nishliut, e cila ka perfaqesuar Shqiperine dhe eshte renditur e pesta, ne nje konkurrence qe te gjithe e dime si votohet”, eshte shprehur ai. Koncerti Gala i RTK-se mund te shnderrohet ne festival per “Eurovision”. Sipas Shales, nuk eshte kusht qe televizioni te kete festivalin e tij, nga edhe do te zgjidhte fituesin. Ai ka permendur shtetin e Malit te Zi, i cili zgjedh kengen perfaqesuese nepermjet nje komisioni. Por, Kosova do te kete nje festival prej nga do te dale perfaqesuesi per “Eurovizion”. “Cdo vit organizojme nje gala koncert, keshtu qe ne vitet e ardhshme, nese shohim qe ka levizje do ta shnderrojme ne festival. Planet jane per te bere nje festival te kenges, ne menyre qe te shkohet ne menyre te rregullt, transparente qe te votoje edhe publiku”, ka thene Shala. Rona Nishliu, e cila ne vitin 2012 me pjesemarrjen e saj i siguroi Shqiperise vendin e peste eshte shprehur se Kosova ka potenciale qe te jete pjese e “Eurovizionit”. Sic thote ajo, ne kemi deshmuar kete ne festivale edhe jashte trojeve shqiptare. “Eshte iniciative shume e qelluar. Me vjen mire qe degjoj per nje iniciative te tille. Kosova ka shume talente dhe mendoj se ka ardhur koha dhe shpresoj te ndodhe sa me shpejt”, ka thene Nishliu.