Rona Nishliu, ngjit ne finale Shqiperine Izaura Ndoj
Arena e Eurosongut ka jehuar nga zeri brilant i kengetares nga Kosova Rona Nishliu, e cila me perfomancen e saj dhe zerin gjigant ka rrembyer votat per te qene pjese e finales se madhe te Eurovizionit. Pas performances se saj, Rona Nishliu ka shperthyer ne lot dhe e emocionuar ka dale me nxitim nga skena e festivalit. Performanca e saj duket se eshte pelqyer shume nga spektatoret qe e kane shoqeruar dy tre here ate me duartrokitje. Nje skene e erret, ku ngjyra dominuese eshte e kuqja, mbeshtillte perfaqesuesen shqiptare Rona Nishliu. Ajo kishte veshur nje fustan shume elegant me nje jake te larte, dhe nje pelerine blu mbi pantallona te zeza. Ne vend te gjerdanit, ajo ka vendosur rreth qafes nje tufe flokesh. "Cfare zeri!", ishte komenti i prezantuesit per performancen e Rones "Suus" dhe ne biem dakord me kete deklarate!". Keshtu shkruhej ne faqen zyrtare te Festivalit Europian, pas provave te konkurrenteve te nates se pare gjysmefinale, kritika qe e vleresuan pozitivisht Rona Nishliun. Deri tani komentet per perfaqesuesen shqiptare kane qene shume pozitive, sidomos per vokalin e saj, te shpresojme qe keto nota pozitive ti rrembej dhe naten e 26 majit ne finalen e Eurosong-ut. Kengetarja nga Mitrovica u ngjit e pesta me kengen "Suus" ("Personale") me tekst te shkruar nga vete ajo dhe muzike te Florent Boshnjakut. Kjo eshte hera e nente qe Shqiperia merr pjese ne Festivalin Europian. Si per ironi te fatit, ne kete dite Zie Kombetare, Rona dhe Shqiperia u perfaqesuan mbreme ne Baku me nje kenge vaji. Ne nderim te protokollit per Zine Kombetare, Radio Televizioni Shqiptar nuk e transmetoje direkt naten e pare te Festivalit Evropian. "Njoftojme teleshikuesit shqiptare se Nata e Pare e Festivalit Evropian ku konkurron perfaqesuesja e Shqiperise Rona Nishliu, do te transmetohet e regjistruar ne oren 00.05 te dates 23 Maj. Radio Televizioni Shqiptar njofton gjithe teleshikuesit jashte territorit te Shqiperise, te ndjekin ne kohen reale Festivalin Evropian te Kenges ne stacionet publike te vendeve perkatese ku jetojne dhe te votojne per kengen shqiptare, sipas kodit te vendit perkates ku Shqiperia eshte me nr. 05", thuhet ne njoftimin zyrtar te Televizionit Publik Shqiptar.
"Suus" kushtuar tragjedise se Himares
Kengetarja kosovare Rona Nishliu e cila prezantoje Shqiperine mbreme ne Eurovizion, tha ne nje interviste per RTK se kengen ia dedikonte tragjedise se Himares. "Ne radhe te pare dua te shpreh ngushellimet per familjaret e viktimave. Nje tragjedi qe na ka goditur te gjitheve, madje jashtezakonisht shume edhe mua sonte me veshtireson kete pergjegjesi qe kam". "Jemi te ndikuar dhe te prekur nga ajo qe ka ndodhur - tha Rona ne linje telefonike nga Azerbajxhani - Bashkarisht kete performance do ja dedikojme situates".
Juria qe i dha pike 9 shteteve
Radio Televizioni Shqiptar me jurine perfaqesuese te Shqiperise, ka votuar ne naten gjysmefinale dhe dot te votoj ne finale te Festivalit Evropian te Kenges, per te gjitha vendet konkurruese ne Eurosong. Juria perbehet nga Sokol Marsi, Edison Miso, Eranda Libohova, Endri Sina dhe do te mblidhet ne RTSH. Sistemi i votimit do te jete si cdo vit, pra juria do te votoje me pike per te gjitha shtetet pjesemarrese (pervec Shqiperise), ne grupin ku merr pjese dhe Shqiperia, ne momentin qe EBU-ja hap votimin. Per sa i perket votimit te pergjithshem ne Festival, kete vit si ndryshim nga vitet e meparshme, televotimi apo votimi i publikut do te behet ndryshe. Ne vitin 2010 dhe 2011, publiku mund te votonte ne fillim te spektaklit, ndersa tani publiku mund te votoje vetem pasi te gjitha shtetet te kene performuar. Keshtu qe pasi publiku te votoje, votat e jurise dhe publikut do mblidhen se bashku (50:50), duke bere rezultatet perfundimtare nga 1 deri 12.
Finalistet e nates se pare ne Eurovizion
Rumania: Mandinga - Zaleilah
Moldavia: Pasha Parfeny - Lautar
Iceland: Greta Salóme & Jónsi - Never Forget
Hungaria: Compact Disco - Sound Of Our Hearts
Shqiperia: Rona Nishliu - Suus
Danimark: Soluna Samay - Should've Knoen Better
Qipro: Ivi Adamou - La La Love
Greqia: Eleftheria Eleftheriou - Aphrodisiac
Rusia: Buranovskiye Babushki - Party For Everybody
Irlanda: Jedward - Waterline