E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotelet me pishina, masa per klorifikimin e rregullt te ujit

Drejtoria e Shendetit Publik ne Tirane ka marre udhezime per intensifikimin e masave per sezonin turistik kur dhe numri i vizitoreve arrin te jete shume me i larte se gjate muajve te tjere te vitit. Sipas drejtorit te ketij institucioni, Mehill Gecaj, udhezimet e para u jane derguar hoteleve, qe kane dhe pishina, ku u pershkruhen me detaje kriteret, qe duhet te permbushin per te pasur uje te paster dhe te klorifikuar. Gecaj sqaron se nuk do te lejohet me, qe ato te popullohen mbi kapacitete e lejuara, pasi vitet e shkuara ne ore te caktuara numri i pushuesve ka qene i dy apo trefishuar. "Problemi me i madh ngelet ne disa pishina ne Tirane, te cilat ne pikun e dites, kane nje fluks te jashtezakonshem te vizitoreve ose te pushuesve, cka con ne ndotjen e ketyre pishinave si rezultat i mbingarkeses, i perdorimit te vajrave, kremrave. Nuk po themi se ka problem nje pishine qe ka kapacitet per 200-300 vende dhe hyjne 20 vete apo 30 me shume, por ketu kemi 2-3 fishim", - tha Gecaj. Gecaj thekson se do te penalizohen dhe te gjithe ambulantet qe do te shesin produktet te pasigurta si akullore apo pije te ndryshme. Nje pike tjeter e rendesishme, shton Gecaj, eshte dhe kujdesi qe duhet te tregojne vete qytetaret per produktet e bulmetit apo ato shtazore, qe shiten neper rruge dhe qe nuk ruhen neper frigorifere, por tregtohen neper trotuare. Sipas tij, edhe kjo kategori ambulantesh do te jene nen vezhgimin e inspektoreve te shendetit publik dhe nuk do te lejohen te tregtojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›